E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Ndodh çudia! Dorëhiqet Lulëzim Basha

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka shprehur në mbledhjen bërë pak më parë me anëtarët e kryesisë, se ka vendosur të bëjë një hap pas e të dorëhiqet  nga kreu i Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij të shkurtër në mbledhje, Basha tha se ka vendosur të hedh një hap pas, “duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD-së, me qëllim dhe për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe PD-së si shpresa e vetme për shqiptarët. Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë, që PD-në e së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë, të zhveshur nga cdo shpifje dhe gënjeshtër, se kjo që është bërë për 6 muaj, është bërë për karrigen e kryetarit”.

Basha theksoi mes të tjerave se do vazhdonte të ishte zëri i demokratëve, e nuk do të rreshte kurrë së qeni mirënjohës për lodhjen, sakrificat dhe mundin e tyre.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top