E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Anglia e para që miraton vaksinen Pfizer: e vlefshme që javës që vjen

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Anglia sapo ka miratuar përdorimin e vaksinës së PfizerBioNtech në masë të gjerë kundër covid-19, duke u bërë kështu vendi i parë perëndimor që e lejon këtë gjë. Mediat britanike dhe amerikane bëjnë të ditur se Pfizer iu përgjigj menjëherë këtij miratimi, duke vendosur t’i nisë sa më parë sasitë e nevojshme, teksa pret ndërkohë miratimin nga Administrata e Ushqimeve dhe Barnave Amerikane.

Agjencia Rregullatore e Medikamenteve Shëndetësore të Anglisë, ka bërë me dije se vaksina është e efektshme 95%, çka e bën atë të sigurt dhe efektive njëkohësësisht.

Brenda pak ditëve, Anglia pritet të nisë imunizimin e grupeve më prioritare. Në total ajo ka porositur 40 milionë doza, 10 milionë prej të cilave  pritet t’i mbërrijnë së shpejti.

Miratimi i vaksinës së parë anti-covid në Angli,  vjen në një kohë kur  në vend kanë vdekur nga ky virus 59 mijë persona. Vaksina do jetë e vlefshme qysh javës që vjen.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top