E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

100 milionë vaksina shtesë. BE shton dozat

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Bashkimi Evropian do të marrë edhe 100 milionë doza të tjera vaksinash anticovid nga BioNtech/Pfizer.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka njoftuar ditën e sotme se dozave të marra të vaksinave anti-covid, do t’u shtohen edhe 100 milionë të tjera për qytetarët evropianë.

Kemi vendosur të marrim edhe 100 milionë doza të vaksinës BioNtech/Pfizer, të cilat do përdoren për të vaksinuar njerëzit në gjithë Evropën, shkruan ajo në twitterin e saj.

Do kemi kështu 300 milionë të tilla, shifër kjo e cila garanton sigurinë dhe  efektshmërinë.

Më shumë vaksina do vijnë, vazhdon der Leyen, teksa nuk komunikon asgjë për këtë pjesë sa u përket vendevekaq pranë Evropës si Shqipëria, edhe pse jashtë kufijëve të saj politikë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top