E mërkurë, 8 Korrik, 2026
Vendi

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Identifikimi i votuesëve edhe përmes pajisjes elektronike të identifikimit

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ndryshe nga herët e tjera, në procesin e votimit më 25 prill 2021 do të përfshihet edhe Pajisja Elektronike e Identifikimit (PEI), e cila do të sigurojë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik rregjistruar në atë pajisje.

Sipas specialistëve të KQZ-së, identifikimi elektronik do parandalojë votimin e shumfishtë dhe atë për llogari të personave të tjerë.

Në njoftimin e KQZ lidhur me këtë pajisje, thuhet se “zgjedhësi, në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përvec dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top