E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

ZGJEDHJET 2021/ KQZ miraton specifikimet teknike të fletës së votimit: prej letre të trashë, që të mos lejojë leximin e votës

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Komisioni Rregullator ka miratuar ditën e djeshme specifikimet teknike të fletëve të votimit, sipas së cilave “fletët e votimit duhet të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajnë elemente sigurie, sipas përcaktimeve me akt normativ të KQZ-së”.

Fleta e votimit, thuhet gjithashtu në njoftimin e KQZ, “përmban element teknik në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit, si dhe elemente të tjera identifikuese, që nuk lexohen me sy të lire (barkod). Ato do të prodhohen në blloqe pa kundërfletë. Numri i serisë së bllokut të fletëve të votimit shënohet në dokumentin që shoqëron bllokun e ambalazhuar, sipas përcaktimeve të KQZ-së”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top