E enjte, 18 Qershor, 2026
Kronikë

Vijon operacioni “Tempulli”/ Shiste hashash pranë një shkolle, arrestohet 19 vjeçari

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Policia e Dibrës ka arrestuar ditën e sotme një të ri që shiste hashash brenda perimetrit të një shkolle.

Gjatë kontrollit fizik, 19 vjeçarit me inicialet F. Rr, ia është gjetur një sasi e vogël lëndësh narkotike, e ndarë në doza.

Njoftimi i plotë i policisë

Policia e Dibrës në zbatim të masave të sigurisë në shkolla, për parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, siguroi informacion se në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme në Peshkopi, shiteshin doza narkotike cannabis sativa menjëherë ndërhyrëri për goditjen e rastit.

Si rezultat shërbimet e Policisë shoqëruan shtetasin F. Rr., banues në Dibër, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike e ndarë në doza. 19-vjeçari, në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua penalisht, ndërkohë që në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top