E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Stil Jete

“Vaksinim dhe turizëm”, ofertat e reja për pushimet e verës

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Teksa diskutohen ende efektet  e vaksinës AstraZeneca dhe Europa procedon ngadalë me vaksinimin anti-kovid, ka nga ato vende që nuk ngurojnë të fusin në politikat e të bërit turizëm për këtë verë, edhe vaksinimin e turistëve. Njëra prej tyre është Kuba, e cila e nis këtë sezon turistik me premtimin e vaksinimit pa asnjë shpenzim të të gjithë turistëve. Vaksina kubane quhet Soberana 2, është prodhim vendas dhe gjendet në fazën e tretë të provave klinike. Mjaft të rezervohet një udhëtim vajtje-ardhje për në Kubë dhe kur kthehesh e ke imunitetin në xhep.

Dubai gjithashtu ofron  paketën all inclusive “vaksinë plus pushime”, për të tëra ata që mund t’ua përballojë xhepi. I pari në Europë që ua propozoi klientëve të tij një ofertë të ngjashme, qe klubi privat ‘Knightsbridge Circle’ në Londër. Mjafton të bëhesh anëtar i këtij grupi (kushton rreth 28 mijë franga), e me t’u bërë, mund të synosh udhëtimin për në Dubai: xhet privat, hotel luksoz ose vilë marramendëse. Kur shkon të injektohet doza e parë, ndërsa e dyta tri javë më vonë, dhe e gjitha kjo kushton rreth 50 mijë franga.

Nëse nuk ju pëlqen Dubai, mund të shkoni në Rusi, ku mund të merrni fare mirë Sputnik V. Shteti rus  i ka vendosur qendrat e vaksinimit në aeroport,  sa zbret prej avionit, mund të vaksinohesh direkte. Por jo vetëm aty. Mund të vaksinohesh edhe në galerinë e famshme tregtare të Sheshit të Kuq.  Ishte pikërisht kjo lehtësi vaksinimi, që e nxiti  Lufthansa –n, kompaninë gjermane të fluturimeve, të krijonte paketën Frankndurt- Moskë për vetëm 1000 franga, e cila përfshin “fluturim+dy doza vaksine”.

 Ndërkaq, edhe Serbia, ka nisur ta praktikojë një gjë të tillë. Propozimi vjen prej Beogradit, kryeqytetit të Serbisë, ku vaksinat, natyrisht, nuk mungojnë. Ato u ofrohen sipas kërkesave të interesuarëve për një kohë rekord prej 48 orësh, e madje, ata kanë luksin të zgjedhin edhe vaksinën që duan Pfizer-in, Moderna-n AstraZeneca-n, e madje edhe kinezen, apo Sputnik V të  Rusisë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top