Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërcënuar me “tarifa 200% për verërat dhe shampanjën franceze”. Kjo vjen pas thashethemeve se Presidenti Emmanuel Macron synon ta refuzojë ftesë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes në Gaza, një organ ndërkombëtar i mbështetur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Askush nuk e do”, u përgjigj manjati, duke iu referuar presidentit francez. Por përgjigjja e Makronit qe e shpejtë, e postuar madje nga vetë Trump në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Truth. “Miku im, hajde darkojmë së bashku në Paris”, thuhet në mesazhin nga Pallati Élysée, duke konfirmuar kështu një ftesë për Trumpin në takimin e jashtëzakonshëm të G7.
I pyetur nga një gazetar në Miami në lidhje me mungesën e mundshme të Parisit në Këshillin e Paqes në Gaza, Trump e hodhi poshtë ndikimin politik të Makronit, dhe e lidhi çështjen me hakmarrje të mundshme tregtare. “Epo, atë nuk e do askush, sepse ai do të largohet nga detyra shumë shpejt”, tha Trump për homologun e tij francez. ” Ajo që do të bëj është kjo: nëse ata sillen armiqësorë, do të vendos një tarifë prej 200% për verërat dhe shampanjën e tij, dhe ai do të vijë. Por ai nuk ka pse të vijë.”





























