• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E diel, 1 Mars, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Rama lëshon Belinda Ballukun. Në vend të saj emëron Enea Karakaçin

    Rama lëshon Belinda Ballukun. Në vend të saj emëron Enea Karakaçin

    EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj

    Shpulla nxënësve? Jo, më mirë kamera nëpër klasa, se sa një brez depresiv e të tredhur psikologjisht. Nga Albana Lekaj

    Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

    Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

    Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

    Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

    Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

    Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

    Çështja Epstein/ Publikohet  lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

    Çështja Epstein/ Publikohet lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Kritikë

Ben Blushi: “…Skënderbeu po më përdor për të shkruar një thirrje…” / Ja cilat teza duhen debatuar nga romani i tij më i fundit “Jam mysliman”

nga MetropolPost
9 Dhjetor, 2025
në Kritikë
Ben Blushi: “…Skënderbeu po më përdor për të shkruar një thirrje…” / Ja cilat teza duhen debatuar nga romani i tij më i fundit “Jam mysliman”
3
SHPERNDARJE
85
SHIKIME
Lua Cat Litter Lua Cat Litter Lua Cat Litter

Nga Albana Nexhipi Lekaj

Duke e ditur se shkrimtari Ben Blushi është shpesh provokativ nëpër romanet e veta, vendosa pa ngurrim ta lexoj menjëherë romanin  e tij më të fundit, “Jam mysliman”. Tanimë, pasi e mbarova së lexuari, mund t’ju them me bindje të plotë se ky debat mes tij e myslimanëve duket i shteruar një herë e përgjithnjë në pikëpamje të fesë, por i hap udhë një tjetër debati, atij të Shqipërisë mes Islamit dhe Krishtërmit, një udhëkryq ku Shqipëria ka gjalluar shekujve, e ku me sa duket, sipas Blushit, rrezikon të marrë më shumë për nga e para, se sa nga e dyta.

Subjekti i romanit, për kë nuk e ka marrë ende në dorë, është pak a shumë i tillë. Një shkrimtar, martuar për herë të dytë me një grua shumë më të re, përjeton në lagjen e vet, në rrugën e Kavajës, shndërrimin e saj në myslimane, çka nuk e pëlqen hiç. Teksa e përmbledh situatën faqeve të para të librit, përmes ndodhisë e martesës së një 70 vjeçari me një 12 vjeçare, e cila më pas dënohet me 99 kamxhikë se e tradhtoi me një shofer taksie 25 vjeçar, personazhi kryesor, shkrimtar me zanat, shquan një sjellje si më të afruar të gruas së tij të re me imamin e xhamisë së lagjes, çka i nxit xhelozinë e tërbuar fillimisht, e mandej idenë për një roman ku shtjellohet mësymja e myslimanëve mbi figurën kombëtare të Gjergj Kastrotit, njëkohësisht kalorës i Krishtërimit, dhe zbimin e tij përfundimtar nga trojet shqiptare, për t’i lënë vend një herë e përgjithnjë vetëm e absolutisht fesë islame.

Ndërkohë që tjerr romanin brenda romanit, duke na sjellë abstragime mbi Sheriatin, myslimanët e islamikët, historinë e Shqipërisë e absurdin që e karakterizon, personazhi-shkrimtar ndërmerr me gruan e re një udhëtim në Mekë. Aty ndjen të depërtohet nga një drite e ngrohtë dhe e paqtë myslimanësh, që sipas tij nuk kanë të bëjnë aspak me ata të Shqipërisë, duke na ofruar kështu një dallimi thelbësor sipas tij, atë mes myslimanëve (të mirëve, të dashurëve, të butëve, atyre të Arabisë) dhe islamikëve (të liqve, agresivëve, praktikuesëve të Sheriatit, shqiptarëve me pak fjalë).

Teksa rrugëton në Mekë, shkrimtari-personazh poston një foto në fejsbukun e vet, që, si për të vërtetuar absurdin ku rrojnë islamikët shqiptarë, ndez protesta të pafundme prej tyre, nën ballkonin  e tij: qafiri që ka shkuar në Mekë, të heqë foton e të kërkojë ndjesë!  

Skenat finale të romanit  janë mosdorëzimi i shkrimtarit-personazh përballë islamikëve (ata i thonë hiq foton nga Fejsbuku, ai nuk pranon), dhe konvertimi i tij në mysliman (nga pahiri natyrisht, duke na ndërmendur teksa lexojmë, ata mijëra shqiptarë që konvertuan fenë në myslimane kur ndodhi pushtimi otoman e ndoshta simnolikisht edhe dorëzimin e intelektualëve sotdita).

Këto janë pak a shumë linjat  ku vërtitet romani, subjekt e intrigë bashkë, por qenë disa pasazhe (jo letrare i ndjeva), që më ngacmuan e që besoj se sjellin disa teza për t’u debatuar publikisht duke kërkuae padyshim një shtjellim të mëtejshëm prej autorit.

Në një prej faqeve të romanit të vet, Blushi shkruan:  “Nuk mund të ishte rastësi që komunistët e pashpirt e nxorën xhaminë e Ethem Beut nga harta e prishjeve të objekteve fetare. Ata donin t’i jepnin dikujt një shenjë. Një mesazh. Një telegram. Një kërcënim. Xhamia ishte një letër e hapur që komunistët i dërgonin Perëndimit për t’i thënë se, nëse ne ikim, atëherë ata që do të vijnë pas nesh do të jenë më keq. Dhe kishin të drejtë, sepse ndodh. Sharia është kështu, po më gjakatare se komunizmi. Edhe komunistët edhe Sharia vrasin. Komunistët të vrisnin nëse kishe flori, islamikët të vrasin nëse ke mend…”, duke na hedhur për debat tezën se islami është më i keq se komunizmi, një debat ku me sa duket shkrimtari-personazh (vetë Blushi ndoshta) është më pro komunizmit.

Mandej, teza tjetër, e kobshme do ta cilësoja unë, që meriton po ashtu një debat publik, është ajo përmbysjes të Skënderbeut (lexo krishtërimit) në favor të islamit, me bekimin e vetë shtetit shqiptar.

Sipas shkrimtarit-personazh: “Shqipëria laike ishte krijuar mbi një mashtrim. […] Në ato çaste në shesh nuk u duk asnjë polic, ndërsa ushtria kishte marrë urdhër të flinte. Shteti e kishte lënë Skënderbeun vetëm. Tradhtia kishte thellësinë e natës dhe gjerësinë e errësirës. Nëpër televizione po festohej. Disa analistë të qeshur kishin mbirë nga cepat e qytetit për të argumentuar se rrëzimi i Skënderbeut ishte i vonuar.”, duke aluduar kështu për një mënjanim me dashje, e madje të mbështetur nga shteti, të Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, që pengoi hordhitë otomane të zhyteshin më thellë Evropës e Krishtërimit.

Pa u zgjatur, e stërholluar, sepse romani ta krijon panoramën e plotë vetëm teksa e lexon fund e krye, shkrimtari-personazh (ndoshta edhe vetë Blushi padyshim), ndihet thellë-thellë misionar, i dërguar prej Skënderbeut, për të përçuar mesazhin e kobshëm mbi asgjësimin e tij.  “Sikur të isha besëtytë” shprehet ai mes rreshtave, “do të besoja se Skënderbeu ndoshta po më përdor për të shkruar një trakt, një peticion, një thirrje alarmante që vërshëllen si zile lufte në veshët e shqiptarëve të shurdhuar nga islami. I lodhur dhe i neveritur nga tradhtia, nga poshtërimi që i bëjnë islamikët dy herë në vit duke ia mbuluar fytyrën me lecka për festat e bajramit, ai ndoshta kërkon t’i vendosë shqiptarët para një prove. Ka nevojë të kuptojë se sa do ta mbrojnë shqiptarët kur mijëra islamikë të etur për hakmarrje të mblidhen në shesh me litarë, me hanxharë, me gozhdë, me darë, me sharrë, me çekiç, me vinç, me pinca, me vare, me hare, me skela dhe me tela për t’ia nxjerrë sytë e shqiponjës që kanë ngjyrën e perëndimit, për t’ia rrjepur dhinë krenare mbi përkrenare, për t’ia thyer shpatën legjendare dhe për t’ia vrarë kalin që qëndron mbi shkëmbinj sikur të ishte një dragua i pamposhtur.”

Janë disa nga pasazhet që për mua meritojnë një debat mirëfilli publik, qoftë për të bërë një analizë sociale në pikëpamje fetare, se nga po anon më tepër shoqëria shqiptare sotdita dhe pse, e po ashtu, edhe një analizë të fesë islame që praktikohet aktualisht në Shqipëri, në përpjekje për të kuptuar natyrën aktuale të saj, për të nxjerrë më të mirën dhe vlerat e vërteta të këtij dimensioni shpirtëror, social e politik, siç është feja për një shoqëri. Por deri sa të mbërrihet në këto diskutime, Blushi me “Jam myslimanin” e tij, të nxit ndërkohë të reflektosh.

Tags: Albana Nexhipi LekajBen BlushiJam myslimanMetropolPost.alShtëpia Botuese Onufri
Shkrimi Paraardhës

“Ndaloni menjëherë vendosjen e bidonave, karrigeve e arkave për zënien e vendparkimeve”/ Policia Bashkiake apel qytetarëve tiranas

Shkrimi Pasardhës

Bruksel/ Arrestohet Frederika Mogherini. Dyshohet për abuzime me fondet e “European Diplomatic Academy”

Shkrime të Tjera

EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj
Editorial

Shpulla nxënësve? Jo, më mirë kamera nëpër klasa, se sa një brez depresiv e të tredhur psikologjisht. Nga Albana Lekaj

27 Shkurt, 2026
Çështja Epstein/ Publikohet  lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur
Bota

Çështja Epstein/ Publikohet lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

16 Shkurt, 2026
Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini
Horoskopi

Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini

6 Shkurt, 2026
“S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!
Politikë

“S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!

22 Janar, 2026
Raporti i Oxfam: Në 2025-n janë shtuar miliarderët.  Administrata Trump favorizon elitat oligarkike
Ekonomi

Raporti i Oxfam: Në 2025-n janë shtuar miliarderët. Administrata Trump favorizon elitat oligarkike

20 Janar, 2026
Edhe një herë për Fjalorin onlajn të  Akademisë, ndjesën dhe rishikimin
Analiza

Edhe një herë për Fjalorin onlajn të Akademisë, ndjesën dhe rishikimin

19 Janar, 2026
Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri
Debati

Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

9 Janar, 2026
Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit
Lajme

Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

9 Janar, 2026
Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”
Lajme

Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

8 Janar, 2026

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj

    Shpulla nxënësve? Jo, më mirë kamera nëpër klasa, se sa një brez depresiv e të tredhur psikologjisht. Nga Albana Lekaj

    22 shpërndarje
    Share 9 Tweet 6
  • Horoskopi sipas shenjave për muajin Mars, nga Meri Gjini

    5 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Vajza e Hygerta Sakos mbush 18 vjeç, ja urimi i saj

    17 shpërndarje
    Share 7 Tweet 4
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    77 shpërndarje
    Share 31 Tweet 19
  • Pjata e Pashkës/ Brinjë qingji në furrë, me patate

    32 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8

Lajmet e fundit

Rama lëshon Belinda Ballukun. Në vend të saj emëron Enea Karakaçin

Rama lëshon Belinda Ballukun. Në vend të saj emëron Enea Karakaçin

26 Shkurt, 2026
EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj

Shpulla nxënësve? Jo, më mirë kamera nëpër klasa, se sa një brez depresiv e të tredhur psikologjisht. Nga Albana Lekaj

27 Shkurt, 2026
Ndahet nga jeta  Eric Dane,  ylli i serialit “Anatomia e Grejit”

Ndahet nga jeta Eric Dane, ylli i serialit “Anatomia e Grejit”

20 Shkurt, 2026
Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

20 Shkurt, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In