E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Skandali i pagave, Basha: “Kemi përpara një tagentopoli, që meriton një megaproces. Aktualisht, ka presione të forta nga njerëz me veshje politike, që të mbyllen”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreu i PD-se Basha ka këmbëngulur që SPAK të thellohet edhe më tej në hetimin e aferës së inceneratorëve, e po ashtu edhe të rrjedhjes së informacionit të pagave.

Kemi përpara një tagentopoli, që meriton një megaproces, tha Basha, që nis nga koka, jo nga bishti. I bëj thirrje strukturës së posaçme antikorrupsion, Byrosë Kombëtare të Hetimit, Shërbimit Informativ Kombëtar, të krijojnë menjëherë atmosferën e nevojshme që personat përgjegjës për këtë skandal të arrestohen, që të nisin të proceset e nevojshme për hetimin e njerëzve me veshje politike, u bëj thirrje te gjitha ambasadave në Tiranë të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për te gjithë strukturënn anti korrupsion, per ato relevante ne Policine e Shtetit dhe per Shërbimin Informativ, sepse në momentet qe flasim, informacionet pranë Partisë Demokratike, tregojnë për një presion të madh politik, nga personat e përfshirē direkt në skandalin e patronazhimit që eshte rrjedhja e të ardhurave personale të shtetasve, sikundēr vazhdon presioni që skandali i inceneratorëve, të mbyllet me kokënn, që është bishti, më të vetmin person nën hetim dhe i arrestuar, tha mes të tjerave Basha në konferencën për shtyp me gazetarët.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top