Ministria e Brendshme ka bërë me dije se është zgjatur afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve që skadojnë më 25 prill. Përmes një Akti Normativ botuar në Fletoren Zyrtare, saktësohet se “afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon në datën 25 prill, zgjatet deri në datën 30 prill 2021“.