Intervistë me menaxherin Michele Cariola, delegat i Federitaly në Shqipëri, i cili ka disa vite që operon në vendin tonë, ku krijoi “F5 Finance”, një kompani asistence për SME-të, për të inkurajuar ndërkombëtarizimin e tyre.
Mikele, le ta fillojmë këtë intervistë në një mënyrë pak atipike dhe të drejpërdrejtë. Përse dhe si do e prezantonit Shqipërinë para ndërmarrjeve italiane që synojnë hapjen në Shqipëri?
Michele Cariola: Edhe pse midis dy formave pyetëse ka një lidhje të ngushtë, po filloj me pyetjen “përse”. E them me zë të lartë, sepse Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për kompanitë që kërkojnë të zgjerohen ose të diversifikohen, edhe pse jo rrallë herë shpesh nënvlerësohet si një destinacion për biznes. Sepse Shqipëria ofron një regjim të lehtë tatimor, kosto konkurruese të punës dhe një sistem stimulimi për të tërhequr investime të huaja, një fuqi punëtore të re dhe të arsimuar, flitet shumë mirë anglisht dhe gjermanisht, si dhe padyshim italisht, që është e përhapur. Shqipëria ofron akses të lehtë në një treg në rritje prej mbi 180 milionë banorësh, në të gjithë Evropën Lindore. Ndërsa sa i tako pyetjes “si”, pa hezitim do ta prezantoja Shqipërinë si “një manastir të varfër të fretërve të pasur”, me një thesar të fshehur për kompanitë italiane e jo vetëm. Një vend mikpritës dhe miqësor, një mjedis i përsosur për marrëdhënie biznesi. Në çdo rast, unë gjithmonë i rekomandoj klientët e mi të kalojnë disa ditë në Shqipëri për t’u zhytur në kulturën dhe potencialin e saj. Përjetimi i vendit nga ana e parë ju lejon të kuptoni plotësisht mundësitë dhe të merrni vendime bazuar mbi informimin. Me pak fjalë, Shqipëria nuk është vetëm një opsion interesant, por mund të jetë një zgjedhje strategjike fituese për biznesin italian dhe italianët në përgjithësi.
Për ju personalisht, si kur dhe si filloi lidhja me tregun shqiptar?
Michele Cariola: Shqipëria duke qenë një destinacion tërheqës për investitorët e huaj jo vetëm italianë, falë edhe pozicionit strategjik, reformave të favorshme ekonomike dhe mjedisit të biznesit në rritje të shpejtë, përbën një shtysë të fortë për çdo investitor. Shqipëria, sipas meje, nuk mund të konsiderohet treg i fuqishëm për shkak të popullsisë aktive prej rreth 2.5 milionë banorësh, por është më tepër një platformë ideale për ata që dëshirojnë të zgjerohen në tregjet kontinentale të Europës Lindore, e përtej saj. Vendndodhja në zemër të Ballkanit, vetëm 72 km nga Italia dhe me koha e shpejtë e udhëtimit si nga ajri ashtu edhe nga deti, e bën atë jashtëzakonisht të favorshme për sipërmarrësit italianë. Për të mbetur konkurrues dhe për të siguruar rritjen e tyre, ata duhet të marrin në konsideratë zgjerimin në tregjet e huaja si një strategji themelore, si një mundësi disa mundësi për të rritur fitimet e tyre, veçanërisht në kohë krize. Nëse nuk ndryshoni mënyrën e të bërit biznes, nuk do të rriteni. Në këtë kuadër, Shqipëria falë reformave ekonomike dhe strukturore të zbatuara ndër vite, përbën një mjedis të favorshëm për të bërë biznes dhe për investimet e huaja. Për më tepër, fillimi i një sipërmarrjeje biznesi në Shqipëri, është një proces relativisht i thjeshtë që mund të përfundojë në rreth 10-15 ditë. Hapja e një numri TVSH zgjat 24 orë. A nuk është e mrekullueshme? Në Shqipëri gjuha italiane është e përhapur, ushqimi është i ngjashëm me atë italian, klima është e butë dhe ka një vlerësim të fortë për Made in Italy dhe kulturën italiane në përgjithësi. Me pak fjalë, është një vend mikpritës nga të gjitha këndvështrimet dhe në këtë kontekst, për të qenë i sinqertë ishte ajo që më përzgjodhi e më beri njeriun e saj….
Çfarë përfitojnë ndërmarrjet italiane, nëse përzgjedhin Shqipërinë për investimet e tyre?
Michele Cariola: Ka disa arsye pse një sipërmarrës italian duhet ta konsiderojë Shqipërinë vend më se të favorshëm përtej mikpritjes. Siç theksova, ajo ka një pozicion strategjik midis Evropës Lindore dhe Perëndimore, pak konkurrencë, ka kosto prodhimi konkurruese në krahasim me vendet e tjera evropiane, për shembull kostoja e energjisë është ndër më të ulëtat. Qeveria Shqiptare ofron stimuj dhe përfitime tatimore për investitorët e huaj që duan të bëjnë biznes në vend dhe e ka bërë Shqipërinë më tërheqëse për investitorët e huaj në përgjithësi. Shqipëria ofron mundësi tërheqëse investimi për sipërmarrësit që kërkojnë të zgjerojnë bizneset e tyre në një treg në rritje dhe në zhvillim. Është e rëndësishme të kujtojmë se në Shqipëri zbatohet një taksë 15% dhe kostoja e punës është më e ulët se në shumë vende të Evropës Perëndimore.
Është e rëndësishme të kryhet një studim i thelluar i tregut dhe, në këtë rast, “F5 Finance” është një mbështetje e shkëlqyer në Shqipëri, për çdo sipërmarrës italian, duke e orientuar në vlerësimin e konkurrueshmërisë së produktit ose shërbimit në tregun e huaj, rregullat tatimore dhe ligjore të vendit dhe të planifikimi të strategjisë hyrëse në treg. Paralelisht, sipërmarrësit italianë të mesëm apo të vegjël, mund të përfitojnë nga mbështetja e “FederItaly” dhe programet e mbështetjes së eksporteve të ofruara nga qeveria italiane dhe evropiane, për të lehtësuar zgjerimin ndërkombëtar në një mënyrë më të sigurt dhe më të qëndrueshme, të cilat janë pjesë e shërbimeve të ofruara nga ne dhe “FederItaly”.
Në cilët sektorë mund të investojë apo të marrë informacion një sipërmarrës italian apo i huaj në përgjithësi në Shqipëri?
Sektorët me interes të veçantë, përfshijnë pasuritë e paluajtshme, me mundësi investimi në sektorët e mikpritjes komerciale dhe rezidenciale. Gjithashtu, qeveria shqiptare ka zbatuar vitet e fundit një politikë trajnimi, që synon teknologjinë e informacionit, e cila ka bërë që sektori i IT-së të rritet me shpejtësi dhe të ofrojë mundësi investimi në shërbime softuerike, zhvillim aplikacionesh dhe zgjidhje teknologjike. Prodhimi, veçanërisht në tekstile, prodhimin e këpucëve, mobilieri. Produktet ushqimore, përbëjnë një fushë tjetër me interes. Për më tepër, Shqipëria ka një klimë të butë si Italia Jugore, ka toka pjellore që e bëjnë atë të përshtatshme për bujqësi. Ka mundësi investimi në prodhimin dhe eksportin e produkteve bujqësore, si vaj ulliri, verë, fruta, perime dhe produkte qumështi. Për më tepër, agroturizmi është një sektor në rritje që mund të ofrojë mundësi interesante investimi. Së fundi, Shqipëria shfaqet si një destinacion turistik, duke ofruar mundësi investimi në hotele, resorte, restorante dhe shërbime turistike. Është e rëndësishme dhe vendimtare të theksohet rëndësia e kryerjes së hulumtimit të detajuar të tregut dhe vlerësimi i kujdesshëm i rreziqeve dhe mundësive përpara se të merrni ndonjë vendim investimi. “F5” dhe “FEDERITALY” janë të pranishëm në zonë për të mbështetur sipërmarrësit e interesuar. Italia ka një prezencë të fortë në Shqipëri, si në aspektin e biznesit ashtu edhe në atë qytetar. Mjafton të sjellim disa shifra për të kuptuar qartë realitetin. Shkëmbimi tregtar me Italinë është disa miliardë euro dhe është partneri kryesor tregtar me gati 50% të eksporteve të drejtuara në tregun italian dhe Italia është furnizuesi kryesor i Shqipërisë në një gamë të gjerë produktesh. Tashmë në Shqipëri janë rreth 20 mijë shtetas italianë, përfshirë pensionistë, studentë etj. Janë 2500 kompani italiane me subjekte italiane, që i përgjigjet mbi 40% të të gjitha kompanive të huaja. 30% e tyre përfaqësohen nga kompani prodhuese, pjesa tjetër janë kompani shërbimesh.
Dhe cili është roli i “FederItaly” më konkretisht?
“FEDERITALY” është një Federatë jofitimprurëse. Objektivi kryesor është promovimi dhe mbrojtja e sipërmarrjeve italiane njohur “Made in Italy” në të gjithë botën, një aset strategjik jo-material për ekonominë italiane, me një rrjet të dendur delegacionesh dhe pikash biznesi në mbi 20 vende, si dhe me një staf Menaxherësh Eksporti në dispozicion të anëtarëve të saj. Ajo ka aktivizuar një shërbim HELP DESK për asistencë në të gjitha fushat e menaxhimit të kompanisë, në konsulencën ligjore dhe tatimore, shërbimet e sindikatave, financat e korporatave, sigurimet, trajnimet e korporatave etj. Ndër anëtarët e saj, janë kompani italiane të madhësive dhe sektorëve të ndryshëm, shoqata tregtare, trupa trajnues dhe profesionistë. Disa nga anëtarët më të rëndësishëm të FEDERITALY përfshijnë: “Confartigianato”, “Confindustria”, “Coldiretti”, “Alitalia Leonardo”, “Eni” dhe grupe të tjera të rëndësishme.
Si delegat i FEDERITALY në Shqipëri, qëllimi im është të bëhem një pikë referimi themelore për kompanitë italiane që dëshirojnë të bëjnë biznes në Shqipëri dhe për të gjithë ata që duan të përmirësojnë “Made in Italy” në vend.
Mikele Kariola (Michele Cariola)
Prej mbi 25 vite Kariola është profesionist i pavarur aktiv në sektorët e asistencës dhe konsulencës financiare për bizneset. Karriera e tij ka filluar në Milano, në 1993 në Palazzo Mezzanotte, ku punoi si asistent i një agjenti burse dhe më pas mori rolin e Promovuesit Financiar dhe Menaxherit të Biznesit në sistemin bankar deri në vitin 2003. Gjatë kësaj periudhe ka bashkëpunuar me kompani të mëdha shumëkombëshe në fushën e Skautingut të Korporatave, veçanërisht në Lindjen e Mesme, një përvojë e jashtëzakonshme kjo, duke ndërtuar marrëdhënie të rëndësishme në botën e biznesit. Në vitin 2016 vjen në Shqipëri, ku bashkëpunoi me kompani konsulence. Në vitin 2018, (falë intuitës së një miku, që nuk jeton më, themelohet “F5” (REFRESH), një projekt që përfaqëson një ndryshim drejtimi dhe një ripërpunim të plotë të biznesit.
F5 fokusohet në asistimin e sipërmarrësve të interesuar për të investuar në Shqipëri, duke ofruar mbështetje dhe këshilla të personalizuara. Paralelisht, është konsulent në “DAS CONSULTING” , një kompani e specializuar në financimin e projekteve dhe që nga viti 2022 mban rolin e delegatit të “FederItaly”, një federatë jofitimprurëse që promovon dhe mbron iniciativën sipërmarrëse italiane dhe Made in Italy në të gjithë botën.