Në fjalën e tij në samitin e COP26, kreu i qeverisë Edi Rama e vuri theksin tek investimet e pakëta që marrin vendet e vogla, të cilat nuk e kanë ndotur ambientin, e kanë përdorur e përdorin energji nga burime natyrore.
Ne, tha Rama, mes të tjerave, jemi duke paguar çmimin e ndotësve të mëdhenj, të cilët po marrin edhe investimet më të mëdha për të pakësuar ndotjen, kurse ne, vendet e vogla, që nuk e kemi ndotur klimën po penalizohemi sërish. Uroj, tha Rama, që vendet e zhvilluara t’i mbajnë premtimet për investime, e mos të vazhdohet pafund me strategji që mbeten në letër, e që shërbejnë vetëm si motiv për rrogat e atyre që i hartojnë.
Rama e vuri theksin tek fakti që edhe Shqipëria kishte pasur mundësi të ngrinte hidrocentrale me qymyr, por nuk e kishte bërë, gjë për të cilën qe i lumtur, por i keqardhur që Shqipëria po e paguante shtrenjtē energjinë në këtë valë krize.