E premte, 29 Maj, 2026
Lajme

Reagon drejtoria e maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”: pjesa historike do ruhet

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në një status të vetin në fejsbuk, drejtoria e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” bën me dije se projekti i rikonstruksionit të maternitetit do të ruajë autenticitetin e godinës historike dhe ajo që do të rindërtohet, do të jetë pjesa e dëmtuar nga tërmeti.

Ne po të njëjtin sqarim, drejtoria shprehet se pjesa që po shembet, do rindërtohet nga themelet, për shkak se ishte jashtë funksionit që nga tërmeti i shtatorit dhe e shpallur e pabanueshme.

Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, thuhet në njoftim, është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe të porsalindurit. Projekti i rikonstruksionit dhe zgjerimit të spitalit tonë, ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet e zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.Sqarojmë se, pjesa e shembur që do të ndërtohet nga themelet ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, e shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe të porsalindurit. Ndërsa godina kryesore do rehabilitohet, do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike. Ky është një projekt i shumëpritur për ne si staf mjekësor, pasi do të sigurojë kushte dinjitoze për nënat e reja dhe fëmijët që vijnë në jetë në maternitetin tonë.

Kujtojmë që dje në mëngjes, ka nisur prishja e një pjese të maternitetit, gjë që ka ngjallur reagimin e opinionit publik.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top