Kreu i qeverisë Rama e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjes aktualisht të një presidenti nga populli, për shkak se ky është një proces që kërkon ndërgjegjësim mbi atë që përfaqëson, pasuar nga diskutime të gjata.
Në mbledhjen që po zhvillohet aktualisht pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku grupi Paramentar i Partisë Socialiste nis procesin e identifikimit të kandidaturës për Presidentin e Republikës, Rama tha se kjo temë, do të jetë pjesë diskutim e Këshillimit të Ardhshëm Kombëtar.
Zgjedhja e presidentit nga populli, është një temë që do diskutime të gjata për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo realisht, tha Rama, sepse ky është një vendim që kërkon ndryshimin e shumë gjërve. Ky, do të jetë pjesë e diskutimit për Këshillimin e Ardhshëm Kombëtar.