Janë prezantuar ditën e sotme, në sheshin ‘Skënderbej’ 36 autoambulanca të reja, të cilat i shtohen flotës së ambulancave në Shqipëri.
Sipas ministres së Shëndetësisë Manastriliu, auto-ambulancat janë të pajisura me të tëra pajisjet e nevojshme për t’i asistuar pacientit, dhe do të shpërndahen për të shërbyer në të gjithë Shqipërinë.
Deri më tani, sipas Manastirliut, flota e autoambulancave ka në total 150 të tilla, ku më shumë se 100 janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për rastet e urgjencave.
![](https://metropolpost.al/wp-content/uploads/2021/01/autoambulancat1-1024x683.jpg)
![](https://metropolpost.al/wp-content/uploads/2021/01/aq1-1024x570.jpg)
![](https://metropolpost.al/wp-content/uploads/2021/01/ambulancat-e-reja-1024x625.jpg)
![](https://metropolpost.al/wp-content/uploads/2021/01/127a-me-ramen-1024x625.jpg)