E hënë, 15 Qershor, 2026
Politikë

Rama mbledh krerët e Bashkive në Kryeministri: “Ju thirra t’i vini gishtin kokës! Kush luan me taksat e shqiptarëve, kush fut duart në xhepin e tyre, është thjesht i vetëm me avokatin para drejtësisë”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në takimin e kryer sot me krerët e bashkive në vend,  takim i cili vjen pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, që u arrestua pak ditë më parë prej SPAK-ut, për korrupsion, kreu i qeverisë Rama u bëri thirrje kryetarëve të Bashkive të fokusoheshin tek nevojat e qytetit e t’u  përgjigjeshin nevojave të qytetarëve, duke mos abuzuar me pushtetin dhe paratë që u janë besuar për menaxhimin e qytetit.

Korrupsioni, rryshfeti, bakshishi, nuk kanë ngjyrë politike,  tha ai, dhe janë e zeza, errësira, dhuna, me të cilën ne do përballemi teksa vazhdojmë reformojmë Shqipërinë, duke refuzuar çdo lloj mbrojtejeje për këdo që bie pre e tyre, e të udhëheqim popullin drejt majës ku duhet ta ngjisim Shqipërinë, me forcën e shembullit dhe jo shembullin e forcës.  

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, theksoi Rama, do të largohet nga puna dhe do të përjashtohet nga Parta Socialiste, masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit ai del i pafajshëm. Këto masa janë për të dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë ata që janë përgjegjës për të gjitha taksat e shqiptarëve, në cdo nivel! Kush luan me taksat e tyre, kush fut duart në xhepat e tyre, kush shkel të drejtën e tyre për të qenë  të barabartë në konkurencë dhe të shërbyer me dinjitet, është thjesht i vetëm me avokatin e vet personal përballë drejtësisë”

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top