Mes një axhende të ngjeshur parashikuar me rastin e ardhjes së tij të parë në Tiranë, kreu i qeverisë hollandeze ka vizituar edhe zyrën e kreut të qeverisë Rama në Kryeministri, duke u mahnitur nga mënyra e arredimit të saj.
Teksa Rutte habitet me lapsat dhe penelat e shumtë mbi tryezën e kreut të qeverisë shqiptare, ai i shpjegon se i përdor për të vizatuar, teksa kabineti qeveritar apo stafi i raporton. “Ata flasin dhe unë vizatoj”, u shpreh Rama, duke i thënë edhe se letra e murit aty, qe pikërisht me të këtilla vizatime.
Rutte është habitur gjithashtu edhe nga kravatat artistike të Ramës.
Po ashtu, edhe prej letrës së Papës vendosur mbi një orë muri, për të cilën kryeministri i thotë se ia ka nisur Kardinalit në fakt, por aty përshendet edhe atë.
Unë nuk kam një letër nga Papa, keqardhet Rutte. Do të doja të kisha dhe unë një!