Është paraqitur ditën e sotme në Kuvend për të dëshmuar mbi çështjen e inceneratorëve edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili i ka kundërshtuar qysh në fillim pyetjet e bëra prej kryetares së këtij Komisionit Hetimor, Jorida Tabakut, duke thënë se ajo qe në shkelje të ligjit, sepse po e pyeste bazuar mbi opinione dhe jo mbi fakte.
Ndërsa Tabaku e pyeti për 4 nga emrat më të diskutuar të kësaj çështjeje, Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin, në ishin ata përfitues të tokave apo milionave nga projekti i koncensioneve të inceneratorëve, Rama iu përgjigj se nuk qe në dispozitat kushtetuese të pozicionit të tij si kryeministër, të dinte se kush është mik me kë, apo kush është pronar i kujt, duke i kërkuar Tabakut, t’i shmangte pyetjet mbi opinione, e të fokusohej tek ato mbi faktet.
Sa më poshtë MetropolPost ju bashkëngjit një pjesë të debatit.
Jorida Tabaku: Z. dëshmitar, në cilësinë e kryeministrit keni miratuar një ligj për pronarët përfitues. A është Lefter Koka pronar përfitues, duke përfituar 4 milionë euro nga kjo aferë?
Edi Rama: Zonjë, kur kam ardhur në këtë komision, jam njohur me detyrimet e mia si dëshmitar, dhe jam njohur edhe me detyrimet tuaja si Komision, si anëtarë, dhe në këtë rast edhe si kryetare komisioni. Dhe në ligjin për komisionet hetimore, kam lexuar, komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as të ushtrojë atributet e gjykatës. Në asnjë rast nuk lejohet që anëtarët e komisionit, të fyejnë ose të prekin dinjitetin personal të personit të paraqitur në komision. Këtë e keni bërë në mënurë shumë të përsëritur, madje në këtë komision është përseritur akuza e grupit të strukturuar kriminal. Unë këtu kam ardhur si dëshmitar. Do t’ju kërkoja të bënit punën tuaj, në respekt të ligjit, dhe ju të bënit tuajnën në respekt të ligjit, dhe do t’ju kërkoja që në këtë komision të mos eksportonit debatin parlamentar, apo debatin televiz. Jam këtu për të zbardhur të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, e nëse doni të mbetem i tillë deri në fund, respektoni ligjin edhe ju. Nëse do të keni bërë zgjedhjet që keni bërë edhe ditët e tjera, unë do t’ju përgjigjem po ashtu, por nuk do të jetë një punë e shëndetshme e komisionit. Po kthehem tek pyetja juaj.
Jorida Tabaku: Zoti Rama, zoti dëshmitar ndajmë të njëjtat mendime. Është në interesin e këtij komisioni që të zbardhim këtë aferë, dhe unë jam e sigurt që ju nuk do t’i rezervoni këtij komisioni sjelljen që janë pasur dëshmitarët e tjerë, kështu që secili prej nesh,m sa herë që i referohet një akuze përherë i besojmë gjykimit të tij, në ato raste, dhe këtu nuk do të ndajmë opinione, mendime, por do të ndajmë fakte dhe prova që secili prej nesh ka pasur para syve, ne si anëtarë komisioni, ju si kryetar i qeverisë në cilësinë e dëshmitarit këtu.
Edi Rama: Përsa i përket komentit tuaj ju sapo e shkelët ligjin, sepse ju folët për aferë. Unë nuk kam ardhur këtu për të zbardhur ndonjë aferë. Afera është në opinionin tuaj, të cilin ekeni shprehur në Parlament, në televizion, në rrjetet sociale, por këtu, nuk mund ta shprehni, sepse këtu jeni anëtarë të një komisioni, që ka thirrur një dëshmitar. Ju bëni të gjitha pyetjet tuaja, dhe opinionet tuaja, shprehini në raport, se unë nuk kam ardhur për asnjë aferë. Vazhdojmë me pyetjen.
Tabaku: Zoti Rama, zoti kryeministër, zoti dëshmitar. Ju në cilësinë e kryeministrit keni miratur një ligj për pronarët përfitues. A është Lefter Koka që ka përfituar 4 milionë euro nga kontratat koncesionare, një nga pronarët përfitues.
Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë jam kryeministri i Shqipërisë dhe unë lefter kokën e njoh si ministrin e e mjedisit të republikës së Shqipërisë, nuk e njoh si pronar përfitues të ndonjë ëhatever, se nuk e ndoqa dot deri në fund, trajektoretn e opinionit inkuizicional.
Tabaku: Zoti Rama, zoti dëshmitar, unë ka 51 pyetje dhe do përpiqem të jem shumë korrekte pa e tejkaluar me komente, ju lutem, përgjigjet koncize. A është Alqi Bllako, i cili përmes babait të tij është faktuar në këtë komision, ka përfituar 150 mijë dollarë, një pronar përfitues për këtë koncesion.
Rama: E çmoj shumë disponibilitetin tuaj, por përsëri po ju them se shkelët ligjin. Ju nuk keni faktuar asgjë në këtë komision, ju keni krijuar një opinion tuajin, të cilin mbajeni për vete s dhe faktet këtu, mendoj unë, janë ato që kemi ardhur të ballafaqojmë, bazuar në dokumenta, jo mbi opinione. Kështu që nuk shoh asnjë lidhje deri më tashmë mes pyetjeve dhe rolit për të cilin unë kam ardhur këtu.
Tabaku: Zoti Rama, zoti kryeministër, zoti dëshmitar, a është Arben Ahmetaj njeri i afërt me tre përfituesit e inceneratorëve, një nga pronarët përfitues, sipas ligjit që ka miratuar së fundmi kuvendi?
Rama: E kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar një audiencë të madhe, dhe mbase mes nesh ka pasur edhe që e kanë ndjekur, por se kush është miku i kujt, se kush fle më kë, se kush zgjohet me kë, nuk janë të parashikuara në dispozitat kushtetuese të rolit tim si kryeministër i Republikës së Shqipërisë, dhe meqë ju mu drejtuat si z. Rama, si dëshmitar dhe zoti kryeministër, unë po ju përgjigjem: si kryeministër kjo është jashtë kompetencave të mia, që të informohem dhe të studioj miqësitë e secilit prej jush me secilin prej jush, si dëshmitar, mendoj përsëri që ju po shkelni ligjin, ndërsa si zoti Rama, po ju them që jam i painteresuar që kur kam qenë, se tani kanë dalë në modë pantallonat e shkurtra në modë në kohë dimri, me pantallona të shkurtra, se cfarë bëjnë të tjerët, dhe kam refuzuar të jap llogari se cfarë bëjnë të tjerët në jetën private.
Tabaku: Z. Rama, z.dëshmitar, z. Kryeministër, unë e di që me batuta mund të jeni më mirë, por unë kam lidhje me fakte me shifra, me argumenta, me dëshmi që kam dëgjuar në këtë komision. Do ju kërkoja me shumë xhentilesë që ne të vazhdojmë me pyetjet, duket evituar cdo koment. Nëse ju gjykoni që nuk përgjgjeni dot, është jashtë kompetencave të KM, nuk ka lidhje me funskionet e KM, mund të na ëprgjigjeni kështu. Do tju kërkoja që të fokusohetmi tek argumentat, faktet, shifrat. Keni mundësi që cdo batutë kundër nesh ta bëni jashtë këtij debati. Ju lutem na ndihmoni të hedhim dritë mbi këtë aferë.
Zoti dëshmitar, a është Damian Gjiknuri i cili në këtë komision dëshmoi se ka njohje dhe ka udhëtuar me këto persona, që në vitin 2001, një nga pronarët përfitues sipas ligjit që qeveria ka miratuar së fundmi në Parlament?
Rama: Zona kryetare e komisionit, zonja Tabaku, edhe njëherë. Ju thashe në fillim që unë i di mirë detyrimet e mia si dëshmitar, por di dhe tuajat, se kam lexuar ligjin. Dhe detyrimet e mia e të tuajat, burojnë nga i njëjti ligj. Ju nuk mund ti komentoni përgjigjet e mia, as si batuta e as si propagandë, dhe unë jam dakord me ju, që ne duhet të përqendrohemi tek çështja. Deri tani, ju nuk jeni e përqendruar tek çështja. Më keni bërë pyetje sikur jemi mbledhur këtu për t’u marrë me thashetheme: a është filani pronar, a është filani i njohur me Filanin, a di gjë për filanin se ku ka vajtur me filanen. Këto nuk janë temë e këtij komisioni hetimor, në këndvështrimin tim, sic e lexoj unë ligjin. Prandaj, ju thashe qe në fillim, doni të përqendroheni tek cështja, jo tek afera, afera është në kokën tuaj, afera është opinioni juaj legjitim, aferën mund ta përsërisni si avaz kudo, vetëm jo këtu e jo përballë meje si dëshmitar. Ju bëni pyetje, unë jap përgjigje. Afera është opinion. Kur të mbaroni punë me mua si dëshmitar i fundit, uluni dhe bëni detyrën tuaj ndaj ligjit, dhe shkruani në raport opinionin tuaj, por ju nuk mund të më thoni mua “tek zbardhja e aferës”, tek cila aferë? Do fillojmë t ëbëjmë debat tani,ndaj thirrjen për përqendrim këtu e bëj unë. Unë jam Kryeministër i Shqipërisë, përqendrohuni tek çështja. Nëse ju më nxirrni jashtë çështjes, unë jam edhe zoti Rama që ju përgjigjem si ta doni ju, por unë jam këtu për dëshmitar. Nuk ka nevojë të më drejtoheni me tre emra, se më krijoni një trefishim të përgjigjes, zoti dëshmitar, pa zoti fare, se nuk ka rëndësi, ju bëni pyetjen dhe unë ju jap përgjigjen. Nëse doni të eksportoni këtu debatet që keni muaj të tërë që i bëni dhe unë do t’ju kthehem si Rama. S’është nevoja të më drejtoheni me tri emra, se më trefishoni përgjigjen.