E hënë, 22 Qershor, 2026
Bota

Pudra e tij shkaktare e kancerit të vezoreve, Johnson&Johnson ofron 6.5 miliardë dollarë për heqjen e padive

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Johnson & Johnson, gjigandi i produkteve farmaceutike dhe bukurisë, ka bërë me dije se është e gatshme të paguajë rreth 6.5 miliardë dollarë, për të zgjidhur paditë për shkaktim kanceri prej produkteve të tij.

“Ky plan është kulmi i strategjisë sonë të zgjidhjes konsensuale shpallur në tetor,” shprehet në një deklaratë Erik Haas, zëvendëspresident i J&J për çështjet ligjore. “Që nga ajo datë, grupi ka punuar me avokatë që përfaqësojnë shumicën dërrmuese të akuzuesëve, për të gjetur zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje, të cilën ne e parashikojmë me këtë plan”, tha ai.

Sipas njoftimit, J&J ka rënë dakord të paguajë afërsisht 6.475 miliardë dollarë gjatë njëzet e pesë viteve, për pretendimet që lidhen me problemet ovariane (99.75% e pretendimeve aktuale), e që përfshijnë edhe mesotheliomën, njohur si “kanceri i asbestit”.

Pudra e J&J akuzohet se përmban asbest dhe shkakton kancer ovarian, gjë që kompania vazhdon ta mohojë, edhe pse e ka tërhequr nga tregu i Amerikës së Veriut.

Haas denoncoi në gjithashtu edhe “shtrembërimin e studimeve shkencore”, duke u shprehur se në një përmbledhje e studimeve të publikuara në janar 2020 që përfshin 250,000 gra në Shtetet e Bashkuara nuk gjeti asnjë lidhje statistikore midis përdorimit të pluhurit talk në organet gjenitale dhe rrezikut të kancerit të vezoreve


Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top