• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E enjte, 1 Qershor, 2023
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Analiza
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Hetimi
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Vendi
    LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

    Përjashtimi i deputetëve dhe ministrave nga rritja e menëjherëshme e pagës/ Rama: “Nuk e votoj, po nuk u bë për të tërë”

    Projektligji/Mërziten deputetët dhe ministrat, Ibrahimaj nuk parashikon edhe rritjen e rrogës së tyre njëkohësisht  me atë të presidentit dhe kryeministrit

    “Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ja si e lexova unë podkastin Rama-Luiz-Benet

    Motivi i skëterrës tek Kadareja/ Përpjekje për t’iu qasur të vërtetës së një shkrimtari, nga Albana N. Lekaj* (pjesa I)

    Vendoret 2023/ 91 mijë dollarë për fushata në Instagram dhe Facebook. Ja kush shpenzoi më shumë nga subjektet  politike

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Program-shkrues,  a keni menduar ndonjëherë si do ta angazhoni diasporën shkencore? Nga Irena Beqiraj

    “Autobuzi falas i Belos” nga Irena Beqiraj

    “Prokuroria, policia dhe rasti i Diana Bahçesë”, nga av. Dorian Matlija

    “Që një burrë të jetë ekonomikisht më i vlefshëm se gratë, duhet të jetë në rangun e Elon Musk ose Jeff Bezos”, nga Klodian Tomorri

    Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

    Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni

    “Mesi është shqiptar!” Satirë nga Lutfi Dervishi

    “Patronazhistët e ekraneve…”, nga Lutfi Dervishi

    Rekujem për 21 janarin

    Rekujem për 21 janarin

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Kulturë

“Pinoku” i Roland Tashos, nga Virgjil Muçi

nga MetropolPost
21 Dhjetor, 2022
në Kulturë, Libraria, Opinion
“Pinoku” i Roland Tashos, nga Virgjil Muçi
2
SHPERNDARJE
74
SHIKIME

E pra, gjithë kjo histori zë fill me një karrige të vjetër druri, e cila as që e kishte ëndërruar ndonjëherë se do të bëhej pjesë e historisë së letrave shqipe. Në njëfarë mënyre, ka diçka të ngjashme me copën e drurit me anë të së cilës Gjepeti solli në jetë një krijesë, sipas shëmbëlltyrës së vet, të famshmin Pinok. Po kështu edhe Roland Tasho mori e krijoi një histori të letrave shqipe në fotografi, duke u nisur prej një karrigeje të thjeshtë. Thënë sheshit, Albumi i Roland Tashos është një krijesë origjinale e fotografit tonë, ndoshta diçka unikale në llojin e vet, me gjasë jo vetëm te ne, por edhe në botën e madhe të artit të përbotshëm dhe, ç’është më e rëndësishme, shprehje dashurie e një lloji të veçantë për letrat dhe njerëzit e saj, ku imazhi rreket të rrokë e të shprehë atë që shkrimtarët-personazhe janë rropatur ta bëjnë me anë të fjalëve. 

“Duke botuar këtë libër me portrete të shkrimtarëve dhe përkthyesve të letrave shqipe nuk kam synuar kurrsesi të ndërtoj panteonin e letërsisë shqipe bashkëkohore. Përkundrazi, thjesht e me modesti, kam bërë punën time prej fotografi dhe dëshmitari të kohës që jetojmë”, ja kështu shprehet Gjepetoja ynë, diku në parafjalën që shoqëron albumin. Dhe ne që e njohim atë dhe punën e tij e dimë se këto fjalë dalin nga loçka e zemrës dhe janë mëse të vërteta; thënë me fjalë të tjera, ai është i vetëdijshëm që panteonet e shkrimtarëve, ashtu si shumëçka në shoqërinë tonë, janë kështjella të ndërtuara me themelet në rërë, ndaj diçka efemere, por, nga ana tjetër, ai është po aq i ndërgjegjshëm për misionin e tij – ndjesë Landi për fjalët e mëdha, e di që nuk janë në regjistrin tënd – të fotografit, dëshmitar i kohës dhe i vendit ku jeton. Siç shprehet një sivëlla i profesionit, “Ne jemi syri i Zotit dhe jo dora e tij”.

 Por edhe pse ai nuk synon të ndërtojë panteone, mission impossible ky edhe për njerëz më të zotë e më me shumë pushtet se fotografi ynë, Tashoja nuk ngurron të mëtojë se Albumi ka fytyrën e shoqërisë shqiptare, një shoqërie ku të djathtë e të majtë, të talentuar e mediokër jetojnë krah për krah shoqi-shoqit, natyrshëm, ashtu si gjallesat në skenën e madhe të mëmës natyrë. Për Tashon dhe krijesën e tij realizmi socialist, ai demokratik, modernizmi, natyralizmi, posmodernizmi dhe çfarëdolloj rryme nuk janë veçse koncepte abstrakte dhe, si të tilla, diçka e zbrazët në vetvete, pa kumt e substancë, ndërkohë që të gjithë personazhet (në qoftë se më lejohet t’i quaj kësisoj ata që gjatë gjithë jetës veç personazhe kanë ngjizur e krijuar për t’u shndërruar këtë herë, ironikisht, ata vetë në personazhe) kanë një emër të përbashkët dhe të fisëm, pavarësisht shkëlqimit individual të gjithsecilit: Shkrimtarë. 

      “Ne shkruajmë libra, dikush më mirë e dikush më keq, por ky libër me foto është diçka ndryshe nga librat tanë, një gjini tjetërsoj, por po aq e vlefshme sa edhe librat e shkrimtarëve”, është shprehur Ismail Kadareja për librin e Tashos, duke inventuar një zhanër të ri, fotoletrar. Ndërkohë një tjetër legjendë e letrave shqipe, Dritëro Agolli, ka krijuar një metaforë sipas stilit dhe midesë së vet, duke thënë: “Kjo karrige është si puna e verës. Sa më e vjetër aq më me vlerë ka për të qenë”. Shko e thuaj paskëtaj që metaforat nuk qenkërkan si maskat, të cilat, ngandonjëherë, janë edhe më të vërteta se vetë fytyra që shkon e fshihet pas tyre. 

      Portretet e Roland Tashos shquhen jo vetëm për teknikën origjinale të konceptimit të portretit, por, gjithashtu, për zhbirilimin psikologjik të personazhit. “Gjatë procesit të fotografimit, sidomos kur punon në zhanrin e portretit është e domosdoshme njohja me personin në mënyrë që fotografia të jetë sa më natyrore, ekspresive njëherazi”. Ja si shprehet Tashoja, i cili nuk është ndonjë teoricien i fotografisë, por një artist me përvojë të gjatë jetësore dhe profesionale, çka i vesh me një petk çiltërsie e vërtetësie thëniet e tij. 

      Dhe në fund të këtyre radhëve ma ka ënda t’i kthehem rishtazi metaforës së Pinokut që sendërtuam në krye të këtij shkrimi dhe t’iu themi lexuesve se edhe shkrimtarët njëfarësoj Gjepetosh janë: së pari, ngase me romanet e poezitë e veta rreken të krijojnë karaktere prej fjalësh, t’i veshin me mish e me gjak dhe t’u japin frymë (krejt si zdrukthëtari plak me krijesën e vet të drunjtë) dhe, së dyti, ashtu si ai plaku i mirë, ata ëndërrojnë atë ditë kur krijesat e tyre do të jenë bërë të përmendur dhe njihen prej gjithsekujt, duke u shndërruar, kësodore, ashtu si Pinoku, nga një krijesë e drunjtë, pra e rreme, në një krijesë të mishtë, ashtu si gjithë gjindja njerëzore.

Tags: karrigia e ShkrimtareveliberMetropolPost.alRoland TashoVirgjil Muci
Shkrimi Paraardhës

KUPA E BOTËS/ Argjentinasit festojnë fitoren në Buenos Aires (live)

Shkrimi Pasardhës

Teatri Kombëtar i riu/ Vihet guri i themelit (live)

Shkrime të Tjera

“Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ja si e lexova unë podkastin Rama-Luiz-Benet
Editorial

“Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ja si e lexova unë podkastin Rama-Luiz-Benet

22 Maj, 2023
“Po të del tym nga makina”/ Policia gënjen qytetarin. Për tjetër e ndalon, për tjetër e gjobit
Denoncime

7 Prill, 2023
Marrëveshja bazë mes Serbisë dhe Kosovës, dy fjalë nga  Marko Millanoviç
Analiza

27 Shkurt, 2023
Të merremi apo jo me Luisin e BBV-së (apo me QSUT-në më mirë)
Analiza

Të merremi apo jo me Luisin e BBV-së (apo me QSUT-në më mirë)

11 Janar, 2023
‘Vajzat e Vilës së Pëlhurave”,  botohet edhe vëllimi II, i sagës  aq të dashur bestseller të Anne Jacobs
Libra

28 Dhjetor, 2022
Dardhë me verë të kuqe, nga shef Mondi
Microgreen

Dardhë me verë të kuqe, nga shef Mondi

4 Dhjetor, 2022
ME FOTO/ Nga koncerti Dua Lipës me rastin e Pavarësisë
Kulturë

ME FOTO/ Nga koncerti Dua Lipës me rastin e Pavarësisë

29 Nëntor, 2022
“A e ka kapluar spektakli kombin dhe a jemi bërë komb i spektaklit?”, nga Arbër Zajmi
Opinion

Studiuesja Ledi Shkreli kap gafil Gjinushin tek citon një libër dhe autor imagjinar: “Sot ai libër ka jetën e vet, si shenjë e hajnisë intelektuale të kryeakademikut”
Debati

12 Nëntor, 2022

Ndërlidhu

https://www.youtube.com/watch?v=vND6oPHoyik
VIDEOJA E DITES

Më të lexuarat

  • DevPOS,  një softwer për fiskalizimin,  lehtësisht i përdorshëm. Drejtuesi i  Dev.al, Igli Gjelishti, shpjegon funksionet

    DevPOS, një softwer për fiskalizimin, lehtësisht i përdorshëm. Drejtuesi i Dev.al, Igli Gjelishti, shpjegon funksionet

    84 shpërndarje
    Share 34 Tweet 21
  • Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

    13 shpërndarje
    Share 5 Tweet 3
  • 2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*

    5 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Kastrati krijon 2 kompani të tjera për veprimtari në fushën e Aviacionit Civil

    4 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    25 shpërndarje
    Share 10 Tweet 6

Lajmet e fundit

LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

25 Maj, 2023

Përjashtimi i deputetëve dhe ministrave nga rritja e menëjherëshme e pagës/ Rama: “Nuk e votoj, po nuk u bë për të tërë”

25 Maj, 2023
Projektligji/Mërziten deputetët dhe ministrat, Ibrahimaj nuk parashikon edhe rritjen e rrogës së tyre njëkohësisht  me atë të presidentit dhe kryeministrit

Projektligji/Mërziten deputetët dhe ministrat, Ibrahimaj nuk parashikon edhe rritjen e rrogës së tyre njëkohësisht me atë të presidentit dhe kryeministrit

24 Maj, 2023
“Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ja si e lexova unë podkastin Rama-Luiz-Benet

“Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ja si e lexova unë podkastin Rama-Luiz-Benet

22 Maj, 2023
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In