E martë, 2 Qershor, 2026
Lajme

Përgjimet Katanxaro: “Pooo, atje nuk kontrollojnë… qeveria thotë ti duhet të paguash 1000 lekë taksa në vit e pastaj bën ç’të duash, por aman taksat. – Po, por ata kanë një bast… sa vjen 100,000, ja kaq janë të tuat…”

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka vijuar me zbardhjen e përgjigjmeve të Katanzaros televizioni Ora News, i cili bën me dije se mes përgjimeve shfaqet tashmë edhe një eurodeputet, i cili merrte 5% të fitimeve për çdo biznes. Eurodeputeti Lorenzo Cesa, ka dalë në përgjimet e antimafias si njeriu që koordinonte ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë, për garantimin e tenderave, koncensioneve dhe lejeve të ndërtimit.

Sa më poshtë biseda e 7 korrikut 2017, mes sekretarit rajonal të UDC-së Francesco Talarico, politikanëve Tomaso Brutto e Saverio Brutto, dhe sipërmarrësit Antonio Gallo.

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte dhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico thotë se është i sigurt se ai si parlamentar europianë mund të krijoj kontakte të mira të drejtpërdrejta me parlamentarë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto: Kjo është e rëndësishme  eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico: Uhh korrupsion total..

Tomaso Brutto: Dreq …. Po

Francesko Talarico: Treg i lirë

Tomaso Brutto: Pooo e atje nuk kontrollojnë… atje qeveria të thotë , ti duhet të paguash 1000 lekë taksa në vit e pastaj bën ç’ të duash,, por duhet të paguash aman taksat … pastaj bën ç’të duash.

Francesko Talarico : Po por ata kanë një bast… sa vjen 100 000 ja kaq janë të tuat… është legale…

Tomaso Brutto: Ne mund të hyjmë atje me spitalet. Pasi ne  furnizojmë me tuta, doreza, maska, gjithçka që duhet për sektorin spitalorë, për kirurgë, tutat e kirurgëve, këpucët e kirurgëve..

Francesko Talarico: Thuhet se në Shqipëri është një terren i virgjër, nuk bëhën as gara por “thirret një kompani”..,

Tommaso Brutto: Atje ( në Shqipëri) çfarë do…. është një zonë në ekspansion…

Francesco Talarico: E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe më një të këtyre Entev, e kështu nis….

Tomaso Brutto: Po po është i aftë… mjafton t’i vendosim kontaktin Antonios ai di si t’ia dalë…

Përgjimi i datës 5 maj 2017 ora 17.06, kohëzgjatja  15 minuta e 5 sekonda.

Biseda zhvillohet në banesën e Tommaso Brutto i pranishëm Ercole D’Alessandro finanzieri italian i Katanzaros e Antonio Gallo.

Antonio Gallo: Kemi këtë projekt në Shqipëri e kemi nisur… në sensin që kemi gjetur strukturën. Kemi bërë kompani me Saverion e për të përshpejtuar punë duhet të blejmë e të porosisim mallin… Jemi në një pikë të mirë.. Kemi një person shqiptar që thirret menaxher, që ka eksperiencë e administron gjithçka.

Ercole D’Alessandro: Unë kam lidhje të mira atje… më 22 qershor shkoj e kthehem më 25.

Antonio Gallo:..Për tenderin nuk ka problem … shkojmë e firmosin…. i merrni atje e i ndajmë…

Ercole D’Alessandro: Shoqërinë e keni bërë ju? 

Antio Gallo: Duhej bërë deri në një farë date, por nuk kishte problem ndryshe nuk hapte dot më 22…

Tommaso Brutti: ( i referohet djalit të Ercole D’Alessandro , ortak i sipërmarrjes në hapur në Shqipëri); Atëherë i thuaj djalit tënd që më 22 të bëj inaugurimin e të jetë patjetër aty…

Ercole D’Alessandro: Më 22 nisem nga Lamezia Terme e më 06.40 në mëngjes nisem nga Lamezia Terme, më 7.05  mbërrij në Fiumicino, e më 9.25 nisem për në Tiranë e mbërrij më 10.50…. Ministria më ka bërë këtë biletë…

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top