Sӫrish protesta prej banorӫve tӫ Bӫrxullit qӫ preken nga ndӫrtimi i aksit Thumanӫ-Kashar, tӫ cilӫt kanӫ protestuar sӫrish ditӫn e djeshme duke tentuar tӫ bllokojnӫ rrugӫn e Rinasit, gjӫ qӫ ka sjellӫ edhe pӫrplasjen e tyre me policinӫ. Kӫrkesa kryesore e tyre, ӫshtӫ vlerӫsimi i tokave repsektive me cmimin e tregut, duke kӫrkuar mandej edhe tӫ tjera bisedime me pӫrfaqӫsuesit e ministrisӫ sӫ Infrastruktirӫs, pӫr tӫ sqaruar situatӫn.
“Me 440 lekë çfarë toke të blej unë?”, shprehet njӫri prej banorӫve. “Më thuaj ku është kjo toka dhe shkoj dhe e ndërtoj unë shtëpinë atje. Ne nuk jemi kundra zhvillimit por duam që toka jonë të vlerësohet siç duhet. Ju lutem shumë ejani dhe të bisedojmë. Ne nuk duam përplasja jemi gati për marrëveshje të na dëgjoni, kemi nevojë të dëgjoni zërin tonë, pasi ne jemi banorët e vërtetë të tokave në Bërxullë.”
Ashtu si edhe nӫ protestat e tjera, banorӫt shprehen se nuk janӫ njoftuar ende as pӫr projektin e as pӫr shpronӫsimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë.
“Çfarë do bëhet me tokën time? Duam sqarime, ejani dhe të bisedojmë”, “Do ketë fatin e Kalasë së Shkodrës, do bëhet lapidar pa nisur punimet”, “E kam me dokumente që toka këtu është shitur, ja akti noterial i datës 31 dhjetor, ka shitur 50 euro metri. Ku e gjeti 4 euro metri katror zoti Berberi këtu. Apo marrin rrogën kot dhe nuk bëjnë asnjë detyrë. Ne shkresat na kanë ardhur nga autoriteti ku firma thotë që deri në datë 3 nëntor nuk ka pasur asnjë leje ndërtimi. Shteti me 14 Dhjetor ka miratuar një leje zhvillimore. Mos ta krahasojmë me Fushë Prezën. Ne kemi rregullat tona dhe ligjet tona. Këtë tokë nuk do ta falim për interesa të pushtetarëve dhe oligarkëve. Kjo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Do të bëhet me lapidar pa filluar punimet. Kërkojmë vlerësimin sipas tregut dhe pajisjen me certifikatë. Firma ka zhvilluar 17% të punimeve, pa marrë lejen akoma.” “Mos ta mendojnë kaq të lehtë, masat do të jenë shumë drastike për këta pushtetarë që nuk negociojnë me ne.”, kanӫ qenӫ disa nga deklaratat e banorӫve gjatӫ protestӫs sӫ djeshme.
LEXO EDHE: