E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Blerim Shera i PS fiton Vorën/ “Do t’ju shërbej me përulësi, siç edhe e kam bërë”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Blerim Shera i Partisë Socialiste ka fituar mandatin për të qeverisur bashkinë e Vorës. Në fjalën përshëndetëse  Shera tha se do vijonte t’i shërbente me përulësi këtij komuniteti, ashtu siç e kishte bërë edhe vitin që kishte qenë në krye të këtyre Bashkive.

“Dua të falenderoj gjithe bashkëqytearët e mi, të njësisë administrative Bërxullë, e njësisë administratve Prezë”, tha Shera. “Zotohem që do ju shërbej të gjithëve me përulësi, ashtu siç e kam bërë përgjatë gjithë rrugëtimit tim prej një viti, si kryetari i bashkisë Vorë, dhe mezi po pres të nis punën që nesër, e tu shërbej të gjithëve pa dallim bindjeje politike. Ju faleminderit të gjithëve, dhe faleminderit për tërë këtë besim të madh që kanë treguar për mua”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top