Janë ndarë sot çmimet e Panairit të 23 të Librit 2020, i cili u mbajt në kushte mjaft të vështira, për hir të pandemisë së Covid-19. Juria e Panairit të Librit, sipas kategorive të përcaktuara nga ky Panair, dha pesë çmime:
Autori i vitit – Fatos Baxhaku, me librin Në emër të Noes
![](https://metropolpost.al/wp-content/uploads/2020/11/ne-emer-te-noes.jpg)
Përkthyesi i vitit – Agim Doksani, me librin Jeta e gënjeshtërt e të rriturve të Elena Ferrantes
![](https://metropolpost.al/wp-content/uploads/2020/11/elena-ferrante.jpg)
Autorja më e mirë për fëmijë – Adelina Mamaqi, me librin Ne tani lexojmë vetë
![](https://metropolpost.al/wp-content/uploads/2020/11/Adelina-mamaqi-801x1024.jpg)
Përkthyesi më i mirë nga frëngjishtja – Primo Shllaku, me librin Lulet e së keqes të Charles Baudelaire-it.
![](https://metropolpost.al/wp-content/uploads/2020/11/lulet-e-se-keqes.png)
Surpriza e këtij viti ishte vogëlushi Jamarbër Hoxha, i cili fitoi çmimin e lexuesit më të mirë të vitit.