E premte, 19 Qershor, 2026
Lajme

Miratohet pas thuajse 20 vjetësh ilaçi i parë për Alzhaimerin

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Amerika ka miratuar për herë të parë pas 20 vitesh, medikamentin për sëmundjen e Alzhajmerit. Ai quhet  adukanumab dhe  synon më tepër motivin që e shkakton sëmundjen, se sa simptomat e  saj.

Adukanumabi përqendrohet më tepër tek amiloidi, një proteinë që formon thërrmija anormale në trurin e njerëzve,  të cilat mund të dëmtojnë qelizat e të shkaktojnë një sërë harresash (demencën), mes së cilave, probleme të kujtesës e të menduarit, probleme të komunikimit, konfuzion etj.

Në mars të 2019-s, studimet ndërkombëtare në fazë të përparuar të  këtij medikamenti,  që përfshinë rreth 3000 pacientë, u ndërprenë kur  u pa se  ky ilaç nuk qe më i mirë në kurimin e sëmundjes,  krahasuar me ilaçet e tjera, por prodhuesi amerikan Biogen, teksa analizoi më shumë të dhëna, mbërriti në përfundimin se doza më të mëdha të adukanumabit, sillnim një ngadalësim të përparimit të sëmundjes.

Mendohet se më shumë se 30 milionë njerëz, vuajnë në të gjithë botën prej Alzhaimerit, pjesa më e madhe e të cilëve mbi 65 vjeç.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top