Ish presidenti vendit Ilir Meta dhe kreu i Partisë së Lirisë ka mbështetur në konferencën e djeshme për shtyp protestën e pedagogëe që zhvillohet sot në vend. Në fjalën e tij Meta tha se kjo grevë është e drejtë e se paratë për rritjen e pagave të tyre deri në 50 për dy vjet, mund të gjenden kollaj, mjaft të mos vidhet.
“Greva e pedagogëve është e drejtë, tha mes të tjerave Meta. “Ata kërkojnë që brenda dy viteve paga e tyre të mbërrijë në atë të kolegëve të tyre në kosovë, prat ë rritet me 30 % vitin e parë dhe me 50 % vitin e dytë. Dikush do më thotë, po mirë zotëri, ti je thjesht kryetar partie, e shteti dhe qeveria kanë halle të mëdha, ku t’i gjejnë këto lekë! Unë ju them se është tërësisht e mundshme nëse ka vullnet. Mendoj se mbështetja tek arsimi, është ajo që do ta bëjë Shqipërinë me evropiane e më të sigurt. Ja ku i keni, kur unë kam qenë kryeministër vendimet e qeverisë. “Meta për rritjen e rrogave të pedagogëve 45 deri në 50 %”. E sakta është 45 deri në 58 përqind për asistentët. Ajo që kanë kërkuar pedagogët është mëse legjitime. Ku do t’i gjejmë? Mjafton të bllokojmë pagesat e inceneratorëve, ku vidhen qindra milionë euro sic ësht provuar. Mjafton të mos vidhet me kilometrat e rrugës së re, se janë 6 herë më shtrenjë se km e rrugës në Serbi dhe 10 herë më shtrenjtë se në vendet e BE, mjafton të mos bëhen rrush e kumbulla lekët e bashkive tona, me dhjetra milionë lekë për të kënduar këngë qesharake tek tuneli, se ato janë që nga koha e Ali Pashës, nga Aliu tek Zogu, nga Zogu tek Enveri, pastaj tek të tjerët. Ato aty kanë qenë e janë, nuk ka nevojë për ndonjë shpikje të veçantë, që të paguhen miliona lekë për të kënaqur deliret e njerëzve që kanë humbur çdo ndjenjë përgjegjësie, tha mes të tjerave Meta në fjalën e tij.