E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Arrestimi i Metës/E ndoqën që nga Morina, të maskuar me dy makina modeste…

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

E ndoqën nga pas sapo hyri në kufi në Morinë dhe u ndalua te Kthesa e Kamzës, agjentët e BKH dhe policia “u maskuan” me dy makina modeste.

Zbulohen detaje të reja për arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe efektivët e policisë që kanë marrë pjesë në operacion kanë qenë me dy makina modeste, një prej tyre “Golf” për të fshehur praninë e tyre dhe e kanë ndjekur prej kufirit në Morinë sapo ka hyrë nga Kosova për t’i vënë prangat më pas te Kthesa e Kamzës.

Në pamjet e siguruara shihet se njëri automjet i policisë ka qëndruar para dhe njëri pas. Meta është nxjerrë me forcë nga makina me të cilën po udhëtonte dhe është futur në makinën e policisë.

Mësohet se brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë Meta është shfaqur i alarmuar duke debatuar.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top