E dielë, 31 Maj, 2026
Sport

Messi lë Barcelonën? Franca ka nisur nga puna…

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Revista Francë-Futboll ka publikuar një foto të Lionel Messi-t me një bluzë  të PSG-së, shoqëruar me  një artikull të gjatë, ku shpjegohen rresht pas rreshti detajet e çdolloj marrëdhënieje që mund ta shpien lojtarin në Francë.  Duket se mes Francës dhe tij, kanë nisur tratativat e para, edhe pse klubi katalanas nuk duket fort dakord. 

Ideja për t’u shpërngulu në perëndim nuk është  aspak e re për lojtarin,  por duket se kësaj radhe 33 vjeçari joshet vërtet  të shkojë në Francë, e të lërë pas kaq kohe klubin ku ka luajtur qysh në moshën 12 vjeçare.

Sipas medieve të huaja, dilemma se ku do të luajë në të ardhmen, i ka nisur këtë javë, teksa shkoi në Barcelonë për një ndeshje të Champions League kundër Paris ST-Germain, një klub që e kishte dashur qysh në verë, e që interesi për të cilin me gjasa nuk i ka ikur ende. 

E teksa Messi mendohet, Barcelona ka nisur të  marrë mesazhe të vazhdueshme mbi  lëvizjen e tij të mundshme. Edhe pse ekipi katalanas mund të jetë kundër, Ekipi katalanas padyshim që nuk është dakord, por fakt është që në kontratë, Messin nuk e pengon asgjë  në kontratë, të largohet drejt një ekipi tjetër.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top