E hënë, 1 Qershor, 2026
Astronomi

Me hënë apo pa hënë, si do ta keni ditëlindjen këtë vit? Nasa ju vjen në ndihmë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Janë të shumtë njerëzit që besojnë tek ndikimi i hënës në jetën e tyre, e, me sa duket, kjo i ka motivuar dhe ata të Nasa-s, që këtë fillim 2021-it, të publikojnë në faqen e vet zyrtare një link, ku, pasi të shkruajë muajin dhe vitin e lindjes, secili mund të shohë se si do ta ketë hënën për ditëlindje.

Nasa i fton të gjithë t’i publikojnë rezultatet përmes emotikonëve të Hënës, duke e kthyer këtë aplikacion shkencor, në një lojë mjaft argëtuese.

Paçi fat pra dhe kujdes, se shqiptarët jo gjithnjë nënkuptojnë diçka të mirë kur thonë “është me hënë”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top