E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së. Basha u kërkon demokratëve të mos e ndëshkojnë për humbjen: “’Nëse e kemi të qartë që 25 prilli qe masakra më e madhe zgjedhore, atëherë gishti nuk duhet drejtuar në këtë sallë, por tek kundërshtari përballë”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është mbledhur mbrëmjen e sotme  Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në takimin e të cilit u është hapur udhë zgjedhjeve të reja për kryetarin e PD-së.

Në fjalën e tij të hapjes, kreu aktual i PD-së Lulëzim Basha është shprehur se askush në Parti nuk mund të ketë vizione të ndryshme sa u takon zgjedhjeve të 25 prillit, dhe nëse demokratët e kanë të qartë që ajo ishte një masakër në historinë e pluralizmit shqiptar, atëherë gishti s’duhet drejtuar në atë sallë, por tek kundërshtari përballë.

 Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit, mbi mënyrën se si duhet çuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë, se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari përballë. Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave, ndërtuar me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm, dhe vjedhja fitore,  tha Basha.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi,  ka propozuar që procesi të hapet nga 16 maji deri më 22 maj, më 23 maj  të zyrtarizohen kandidaturat, fushata të kryehet mes datave 24maj-11 qershor,  dhe më 13 qershor  të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së.

16-22 maj, paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret, 24 maj – 11 qershor, fushatë në të gjithë strukturat, 13 qershor – zgjedhjet, sipas parimit “një anëtar-një votë” tha Bardhi.

Deri më tani dihet vetëm që Basha do të garojë në këto zgjedhje, e se në garë me të është vetëm Fatbardh Kadilli,  i cili e ka bërë publike kandidaturën e tij menjëherë pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top