E dielë, 7 Qershor, 2026
Lajme

Masat anti-covid, policia nis nga gjobat. Ja bilanci për 24 orë (video)

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pas situatës së rënduar të covid-19, Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në terren, ku ka ndëshkuar me gjoba të gjithë shtetasit apo subjektet që vepronin në shkelje të masave të vendoura. Në njoftimin e saj, bëhet me dije sa ka pasur edhe rezistencë prej shtetasve, të cilët kanë refuzuar të tregojnë mjetin e identifikimit, duke u shoqëuar kështu në polici dhe gjobitur me 3 mijë lekë të reja, pas nxjerrjes së mjetit tëidentifikimit;

Ja sa ka qenë bilanci i gjobave për 24 orë:

10 administratorë subjektesh, që kanë zhvilluar aktivitetet në kundërshtim me protokollet e sigurisë, gjobitur me 1.000.000 lekë secili;

41 shtetas, që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20.00, gjobitur me nga 10.000 lekë të reja;

1103 qytetarë pa maska,  gjobitur me nga 3.000 lekë të reja;

175 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskën mbrojtëse me 3.000 lekë të reja;

59 drejtues mjetesh pa autorizimin përkatës pas orës 20.00, gjobitur me 3.000 mijë lekë të reja;

8 shtetas që kishin refuzuar të tregonin mjetin e identifikimit, me 3.000 lekë të reja.

\n\n

J

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top