E martë, 26 Maj, 2026
Libraria

“Martin Rika, i raftë pika”, nga Ben Blushi

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Shkova në Laç. Nga aty në Zheje. Takova një burrë. Me tre dhi.

Si je, i thashë

A je ku je mërzit?

Jo nuk jam mërzit, i thashë

Ça bën këtu, më pyeti.

Dua të të bëj një fotografi,

Mirë ma bëj.

Si quhesh, e pyeta.

Martin Rika.

Sa vjec je?

80 vjeç.

Ke ndonjë sëmundje?

Prostat, tha Martini.

Paske vuajtur, thashë

Me tuba, me qese.

Më vjen keq, i thashë.

Tani jam mirë, i hoqa veglat.

Po si ja bën, e pyeta.

Kam mbaru punë, shtatë fëmijë i kam bërë.

Po gruaja sa vjeç është?

11 vjet më e vogël..

I ke martuar fëmijët?

Gjashtë vajzave ju kam gjetur burrë.

E pranuan?

Çfarë të duash ti baba, më thanë.

Si është ky fshat?

Këtu është Albulena, ku ka luftuar Skënderbeu.

Ou, nuk e dija, thashë unë.

Janë vrarë 400 vetë, tha Martini.

Shqiptarë apo turq?

Nuk e di ça ishin, po aty ku u vranë del uji si kos.

Si mund të jetë uji kos, e pyeta.

Shtatë herë në ditë e ndryshon ai ujë ngjyrën!

Po përvec kosit, çfarë ngjyre tjetër merr?

I kuq si verë,i bardhë si kos, gurkali,j eshil dhe i verdhë.

Qenka vend i çuditshëm Zheja, thashë unë.

E ka bekue Perëndia, tha Martini.

A ka probleme këtu?

Nëse dikush krijon probleme, e heqin qafe.

Ça thua Martin?

Po pse, me të prekë dikush vajzën, patjetër e heq qafe.

Si e heq qafe?

1 milion lekë duhen dhe mbaron ajo punë.

Si quhet ajo dhija, e pyeta.

A nuk e shef që është e bardhë? Bardha quhet.

Përqafoje, thashë unë.

A Martin Rika të raftë pika, tha Martin Rika.

Pse të të bjerë pika, e pyeta.

Më bëre të përqafoj një dhi,tha Martini.

Ca të japin këto dhi, e pyeta.

Qumësht që e bëj djathë dhije.

Më pëlqen shumë djathi i dhisë, thashë unë.

Hajde nga shtëpia pimë verë me djathë, tha Martini.

Një herë tjetër, thashë unë

Një herë tjetër ndoshta kam vdekur, tha Martini.

Pse e ke në plan të vdesësh shpejt, e pyeta.

Varrin e kam gati, tha Martini.

Ça thua, i thashë.

Hajde ta tregoj, tha Martini.

Shkuam.

Ja varri i babait dhe i nënës.

Po ky?

Ky i vëllait, ky i djalit të vëllait, ky i nuses së vëllait tjetër.

Po ti ku do varrosesh?

Ja këtu, ngjitur me babain.

Bashkë me gruan?

Me mua në një varr do vijë.

Ikim Martin, i thashë.

Shkojmë pimë nje verë nga shtëpia, tha Martini.

Një herë tjetër, thashë unë.

Më erdhe në varr po jo në shtëpi, tha Martini.

Këtu ishte më bukur, thashë unë.

.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top