• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E martë, 20 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Opinion

Lideri i shumëpritur i selisë blu: a janë kandidatët në garë zërat e duhur? Bisedë me studiuesen Dr. Iris Halili

nga MetropolPost
31 Maj, 2021
në Opinion, Uncategorized
Lideri i shumëpritur i selisë blu: a janë kandidatët në garë zërat e duhur? Bisedë me studiuesen Dr. Iris Halili
18
SHPERNDARJE
586
SHIKIME

Nga Albana Nexhipi Lekaj

Partia Demokratike gjendet e përfshirë tashmë në garën ethshme për kryetarin e saj, për të cilin votohet në 13 qershor. Kandidatët e miratuar, nga njëri takim me elektoratin e djathë në tjetrin, nga njëra dalje televizive në tjetrën, përpiqen të bindin jo vetëm anëtarin e partisë që t’i votojë dhe t’u japë mandatin e kryetarit, por edhe elektoratin shqiptar, i cili, në imazhet dhe vizionet politike paraqitur prej tyre, mund të shquajnë me gjasa edhe kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Pyetja që lind natyrshëm, tek i sheh të garojnë përballë kryetarit aktual, duke vënë në pah të metat e tij dhe lidershipit të tij, është se a kanë ata në staturën e tyre, elementët e nevojshme të atij lidershipi aq të diskutuar në opinionin publik, që do ta shpjerë PD-në dhe Shqipërinë në një tjetër nivel politik,  aty ku çështjet e rëndësishme  debatohen konstruktivisht, pa u kthyer në një sherrnajë që mban në sipërfaqe vetëm aktorët në lojë? A i kanë ata elementët për ta motivuar elektoratin e djathtë, që të besojë sërish tek ringritja dhe fitorja e mundshme e pushtetit, në zgjedhjet e ardhshme?

Për të kuptuar më shumë, MetropolPost i është drejtuar si përherë studiueses së lidershipit, Dr. Iris Halilit, e cila na ndihmon të kuptojmë më tepër prej secilit prej tyre.

Dr. Halili, Partia Demokratike, me humbjet e zgjedhjeve të 25 prillit, duket se ka nevojë për një reformim të thellë, reformim në fakt të cilin e diksutojmë edhe kandidatët së fundmi, në garë për kryetar të Partisë Demokratike. Krahasuar me drejtuesin aktual të kësaj Partie, ç’arketip lideri mendoni se i nevojitet në  këtë moment PD-së?

Fillimisht, më lejo të them se pas shumë vitesh unë po shijoj disi debatin politk të kandidatëve të PD-së,  të cilët  po sjellin një vizion dhe po ngjallin një shpresë.  Vetëm kaq mjafton për të rrëzuar tezën që na vjen nga atavizmi  ynë kulturor, që ndryshimin e shikon gjithmonë si shumë të vështirë:  “Mirë të bëjmë ndryshime, por nuk ka zëvëndësues të hajrit”. Përdora një fjalë turke, që i vjen përshtat më shumë këtij mentaliteti.  Ndërkohë, nëse ka një  përkufuzim për llojin e lidershipit që duhet të shfaqë kryetari i ri i PD-së, ai është lideri transformues.

Lideri transformues, pikë së pari, duhet të jetë personalisht i përkryer dhe i pastër në figurën e tij, së dyti, të vijë me një platformë  të qartë, me pika transparente që mund ta shkatërrojnë statu quo-në, dhe së treti, që është edhe më e rëndësishmja, të mbledhë rreth vetes individë apo figuara me etikën dhe profilin më të pastër. Ky lider është në gjendje të sjellë transformime në një realitet mendimi apo veprimi, përmes një frymëzimi, krijimi dhe realizimi të një realiteti të ri, krejt të ndryshëm nga i mëparshmi dhe që u trashëgohet brezave si vlerë . Sikurse e thotë edhe vetë fjala “transformues”, ky lider është në krye të transformimit, por (dhe ky moment ka shumë rëndësi) ai bën shumë kujdes që ky transformim të jetë i konsoliduar deri në fund.

Dëgjoj shumë të thonë: “PD duhet të hapet”. Edhe kandidatët thonë të njëjtën gjë . Unë personalisht nuk e shoh si shumë të gjetur këtë fjalë. Për mendimin tim, PD-ja duhet të transformohet. Hapja që ofron apo sjell në parti të njëjtat modele, nuk është hapje, por  është  imazh i ri me huqe të vjetra.  Kështu, duhet bërë kujdes me termin, pasi nuk besoj se transformimit të PD-së, do t’i vinte në ndihmë hapja, që do të rikthente emrat e përfolur më parë për korrupsion, apo arrogancë ekstreme, në drejtim.  Gjithashtu, ajo që është meritë e liderit transformues, është stimulimi intelektual, që do të thotë përpara çdo vendimi apo platforme, ai duhet të marrë mendimet e palëve të përfshira dhe të interesuara për reforma. Këtu ka shumë rëndësi angazhimi i të gjitha grupeve sociale. Lideri transformues, tek kryen me sukses transformimin në Partinë Demokratike, do të duhet ta reflektojë këtë transofmin në rang vendi. Nëse ky lider arrin t’ia dalë dhe të transformojë një institucion aq të madh sikurse është PD-ja, ai do arrijë të rrënjosë një realitet të ri, ku ndershmëria, të dëgjuarit dhe të konsultuarit janë arritje, dhe jo dobësi. Deri tani ne kemi patur në vend shumë liderë që e kanë nisur rrugëtimin si transformues dhe e kanë përfunduar si tranzicionistë.

2. Nga tri kandidatët e rinj në garë, Shehaj, Kadilli dhe Harxhi, kush mendoni se i afrohet me tepër këtij lloj lideri  dhe pse?

Kandidatët e radhës në PD përcjellin vlera. Zonjën Harxhi e njoh personalisht . Prezanton gruan qytetare shqiptare dhe mendoj se e zbut shumë mjedisin e egër, me të cilën është prezantuar së shumti gruaja në lidershipin shqiptar. Do e këshilloja që për momentin të mos merrej me rivalët, por me platformën e saj, pasi mua më duket në thelb se tri kandidatët e rinj kanë hyrë në konkurrim ndaj një modeli actual,  që e konsiderojnë  jo sa duhet vizionar, jo të aftë të marrë vendime të drejta  dhe, mbi të gjitha, jo fitimtar për kauzën e partisë së  tyre. Ndërkohë, shoh që Zonjën Harxhi e kanë propozuar apo mbështesin ish figura dominuese, dhe me ish poste të larta në qeveri, apo poste kyçe edhe aktuale në PD. Unë mendoj se këta funksionarë, duhet të kuptojnë se humbja e zotit Basha nuk është vetëm e tija , por edhe atij komisionit të famshëm që përzgjodhi deputetët,  apo edhe atyre disa ish-qeveritarëve të PD-së.  Zonja Harxhi nuk mendoj se do të krijojë transformimin apo ndryshim, duke pasur në krah disa nga këto  figura. Ata më shumë  duken  më shumë inatçorë me Bashën, sesa vizionarë për transformime në Parti. Por, qofsha e gabuar!  

Ndërkohë, por zonjës Harxhi,  do t’i sugjeroja që të mos merrej më me vitet ‘90 apo ëndrrat e atëhershme. Sikur në jetë, edhe në lidership, frymëzon më shumë ai që mundohet të realizojë ëndrrat e momentit. Personalisht mendoj se Shqipëria sot ka  ëndrra të tjera nga ato të vitetve ’90,   pasi gjatë këtyre  30 viteve,  ne hymë në shumë tunele errëta dhe të panjohura.  Në ’90-ën, ne kërkuam lëvizjen e lirë, të drejtën e fjalës, të pronës, dhe hapjen drej perëndmit, dolëm për tregun e lirë dhe pluralizmin. Të gjitha këto i kemi fituar, por në të njëjtën kohë edhe i kemi denigruar.

Zoti Kadilli më duket edhe më bindësi në transformimin që ai ka në vision, për  të bërë me strukturat e PD-së dhe bazës. Me duket si njohës i mirë i PD-së dhe si kandidati që e ka shumë të qartë, të gjithë hartën ku do të punojë, për të reformuar partinë në çdo segment të saj. Ai duket se ka një shtrirje informimi shumë të mirë nga veriu në jug, dhe e di ku ka mangësi dhe ku duhet vënë dorë. Sikurse zonja Harxhi, edhe ai është shumë i artikuluar. Mendoj se zoti Kadilli  është i vonuar në shpalljen e stafit të tij të ngushtë,  duket si i vetëm trim në luftë.

Zoti Shehaj është ndoshta figura më komplekse në garë, pasi është edhe më shumëdimensionalja. Emigrant që i mori më të mirën perëndimit, dhe i dha më të mirën vendit të tij. Pa përmendur sa qytetarë ka punësuar, duhet thënë gjithashtu se është ndër biznesmenët e pakët në Shqipëri, që ka krijuar kompani me përgjegjësi shoqërore. Domethënë, ai financion fondacione humanitare, patriotike dhe antikomuniste, si dhe klube sportive për të rinjtë,  dhe mbi të gjitha këtë e bën pa asnjë fitim personal,  por në të kundërt, duke i kthyer fitimet  e tij personale, në të mira shoqërore. Ky është portreti i liderit të kompanive apo korporatave bashkëkohore. Ndërkohë, në zgjedhje ai arriti të fitojë me shumë vota në kryeqendrën Tiranë (prirë këtu vetëm nga zoti Basha).

Të pretendosh që nuk luftoi për siglën e PD-së, është miopi politike, pasi në zgjedhje, kush arriti të marrë  më shumë vota personale, të njëjtat vota ju listuan vetë partisë. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë llogjike të kundërt përdorin në këtë rast. Ta akuzosh që s’ka kontribute në PD, është sërisht gabim, se kontribut më të madh se të fitosh i dyti në Tiranë, nuk besoj se ka. Ndërkohë, ai ka denoncuar kaq e kaq afera korruptive në vend.  Unë mendoj se ai demokrat apo socialist, për aq kohë sa nuk përdhos moralin e tij,  nuk bën tradhëti kombëtare,  nuk abuzon me pushtetin, nuk bën  korrupsion apo trafik influence, dhe mbi të gjitha është individ me karakter,  integritet dhe etikë të lartë, ky është kontributi më i madh  që ky anëtar i jep partisë dhe vendit.  

Nëse pranimi i zotit Shehaj në parti ishte pjesë e politikave të hapjes nga zoti Basha, aq më vlerë për këtë të fundit, por nëse zoti Shehaj  sot kritikon, kjo do të thotë se ai hyri në atë parti me idealin për të sjellë progres dhe fitore. Nëse partia që të propozon dhe të cilës i bëhesh pjesë, fillon të të ndrydhë mendimin dhe veprimin, apo të asfikson misionin apo ëndrrat, atëherë të mbeten dy rrugë: o do braktisësh partinë, o do luftosh që, po brenda saj, të kryesh misionin, që në këtë rast është fitorja e shumëpritur e partisë. Unë besoj se zoti Shehaj po bën këtë të dytën, dhe këtu nuk ka asgjë për t’u paragjykuar.

3. Besoni se ndokush prej të treve ka shanse të fitojë?

Në lidership ka tri lloj arritjesh drej majave. Për ta ilustruar, po përdor një proverb të vjetër. Lloji i parë është ai, që, kur e shikon që zogu nuk këndon, e vret atë. Lloji i dytë është ai, që, kur e shikon që zogu nuk këndon, bën çmos derisa ta bëjë atë të këndojë. Lloji i tretë është ai që nuk bën asgjë, por vëtëm pret derisa zogu të fillojë të këndojë.  Do uroja që pas 13 qershorit, Shqipërisë t’i vinte një lider si lloji i dytë. Ky do ishte vërtet hapi i parë i transformimit, e  jo vetëm i një partie, por i të gjithë vendit.

Faleminderit!

Tags: Agron ShehajEdith HarxhiFatbardh KadilliIris Halililidershipi PDlidershipi shqiptarPartia Demokratikestudiuese
Shkrimi Paraardhës

Lirohen masat anti-kovid. Më në fund teatër dhe ndeshje futbolli me publik, ende jo disko e klube nate

Shkrimi Pasardhës

Rasti i çuditshëm i Enkeleda Kapedanit: nga modele Tik-Toku, përfundon në kryetare të Gjykatës së Elbasanit (video)

Shkrime të Tjera

Dënohet me 1 vit burg deputeti demokrat Ervin Salianji: “Është një goditje e ulët nën brez. Po sulmohet e vërteta”
Lajme

Dënohet me 1 vit burg deputeti demokrat Ervin Salianji: “Është një goditje e ulët nën brez. Po sulmohet e vërteta”

27 Shtator, 2024
Vendoret 2023/ 91 mijë dollarë për fushata në Instagram dhe Facebook. Ja kush shpenzoi më shumë nga subjektet  politike
Politikë

Vendoret 2023/ 91 mijë dollarë për fushata në Instagram dhe Facebook. Ja kush shpenzoi më shumë nga subjektet politike

19 Maj, 2023
Nënkalim poshtë sheshit Skënderbej/ Ja propozimi i Këlliçit për lehtësimin e trafikut në Tiranë
Politikë

Nënkalim poshtë sheshit Skënderbej/ Ja propozimi i Këlliçit për lehtësimin e trafikut në Tiranë

20 Prill, 2023
“Të shpëtojmë Alibejan!” nga Tritan Shehu
Vendi

“Të shpëtojmë Alibejan!” nga Tritan Shehu

10 Janar, 2023
Thellohet përçarja e PD-së, Alibeaj përjashton nga grupi  parlamentar 4 deputetë
Politikë

Thellohet përçarja e PD-së, Alibeaj përjashton nga grupi  parlamentar 4 deputetë

10 Janar, 2023
Studiuesja e lidershipit Dr. Iris Halili: “Kreu demokrat duhet të japë dorëheqjen,  në të kundërt kemi uzurpoship, jo lidership”
Opinion

“Adhurimi për Berishën po mban të ngrirë Partinë” Demokratike”. Studiuesja Iris Halili analizon panoramën aktuale të demokratëve

23 Maj, 2022
Nënkryetarja e PD-së Grida Duma jep dorëheqjen: “Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!”
Politikë

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma jep dorëheqjen: “Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!”

9 Mars, 2022
Basha rithemelon për herë të dytë PD-në:   “Kanë ndodhur akte të pangjara, që i japin këtij Kuvendi tiparin e një date historike, atë të rithemelimit të PD”. Fton demokratët të përjashtojnë Berishën

18 Dhjetor, 2021
Kadilli i kërkon dorëheqjen e parevokueshme Bashës: “Nuk je më zgjidhje për PD-në, je problemi i saj”
Politikë

Kadilli thirrje Berishës dhe Bashës: “Ndalni shkatërrimin e PD-së me përjashtime dhe mbyllje! Lejoni garën. Kjo e shpëton PD-në.”

12 Dhjetor, 2021

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    33 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8
  • Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Pjata e Pashkës/ Brinjë qingji në furrë, me patate

    28 shpërndarje
    Share 11 Tweet 7
  • Ekspozita speciale mbi Butrintin, celebron 100 vite marrëdhënie diplomatike Angli-Shqipëri. Prof. Richard Hodges: “Pak vende në Mesdhe kanë një histori kaq të gjatë e të pasur”

    11 shpërndarje
    Share 4 Tweet 3

Lajmet e fundit

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In