E mërkurë, 27 Maj, 2026
Vendi

“Të shpëtojmë Alibejan!” nga Tritan Shehu

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka reaguar prej deputetëve të përjashtuar nga Alibeaj, një prej politikanëve më të vjetër në PD, deputeti Tritan Shehu, i cili përmes një statusi në fejsbukun e tij, ka bërë thirrje të shpëtohet Alibeaj, i cili në gjykimin e Tritan Shehut, vuan nga deliret mendore. “Mos e denigroni”, sugjeron Shehu më tej të statusin e tij. “Vetëm çojeni me butësi aty ku shërohen këta të ‘sëmurë” dhe “mos i qëndroni shume afër, se ndoshta këto ‘sëmundje’ mund të jene edhe ngjtëse neë disa raste”

Statusi i plotë i Tritan Shehut

Ai është rënduar shumë, në mënyre galopante!
Ndoshta i ka bërë keq edhe Viti i Ri, gjeli, a diçka tjetër…
Deliret e tij mendore, perceptimet e tij të deformuara, po e çojnë shumë larg në “sëmundjen” e tij.
Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjeter i ngjashëm.
Apo si gjeli mbi kotec, që tremb pulat përreth…
Kjo e fundit me duket më reale, më e vërtetë!
Por, pavarësisht nga “figura” që imagjinon për vehten e tij, ai ka perceptime të deformuara, iluzione, delire. Që e çojne pastaj në këtë shkallë keqesimi të “shëndetit mendor”!
Ështe rënduar fort i shkreti kohët e fundit, duke tejkaluar në thellësi e ritëm shumë edhe nga parashikimet që kisha për ecurinë e tij shëndetësore!
Derisa arrin të firmosë të tilla paçavurre….si simptomë e “sëmundjes” së rëndë të tij!
Dhe këtë e bën atëherë kur të gjithë po punojnë, përpiqen për tejkalimin e ndarjeve.
Ndarje të cilat ai vetë i ka “zyrtarizuar” me atë copë letër, që firmosi për herë të parë si “kryetar” i grupit, i caktuar nga….
Sidoqoftë, një këshillë për koleget e tjerë opozitarë:
Megjithatë, mos e denigroni atë, mos e agresoni, se sëmundja kështu vetëm rëndohet, por:
1-Çojeni me “butësi” aty ku mjekohen këta të “sëmurë”.
2-Vetëm me kujdes, mos i qëndroni shume afër, se ndoshta këto “sëmundje” mund të jene edhe ngjtëse neë disa raste.
Sa për të tjerat, vetëm mund të qeshësh me një karikaturë të tillë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top