Pas shpalljes si të “pavarura” të dy rajoneve ukrainase qeverisur prej separatistëve, Doneckut dhe Lukanskut, dhe futjes së trupave ruse në to, Europa dhe Amerika kanë nisur marrjen e sërë sanksioneve ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato vetëm si hapin e parë ndaj këtij vendimi të Rusisë, i cili në gjykimin e tyre ka shkelur ligjet ndërkombëtare.
Thuajse dy ditë më parë kryetarja e Komisionit europian Ursula von der Leyen, deklaroi se paketa e sanksioneve të BE ndaj Rusisë do të përfshinte “ata që qenë përfshirë në këtë vendim ilegal/ bankat që financonin operacionet ruse – ushtarake apo të ndonjë tipi tjetër – në territore të tilla/ aftësinë e shtetit e të qeverisë ruse për të marrë pjesë nëpër shërbimet e tregjet financiare e të kapitaleve të BE-së, për të kufizuar kështu financimin e politikave agresive që shtonin tensionet/ si dhe shkëmbimet mes dy rajoneve separatiste dhe BE-së, derisa përgjegjësit të ndjejnë qartësisht, pasojat ekonomike të veprimeve të tyre agresive e ilegale”.
Sanksione ndaj bankave shtetërore e private ruse ka ndërmarrë edhe Anglia, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, teksa deklaroi se Putin kishte shkelur ligjet ndërkombëtare dhe me njohjen e pavarësisë së Doneskut dhe Luhanskut sapo I kishte prerë një copë të mirë Ukrainës, duke hedhur kështu një hap drejt nisjes së luftës, presidenti amerikan Biden deklaroi po ashtu sanksionet që do të ndërmerren ndaj Rusisë, të cilat përfshijnë marrjen e masave ndaj borxhit të jashtëm të Rusisë, që do të thotë se vendi nuk mund të mbledhë më fonte për financimin e tij shtetëror prej institucioneve financiare perëndimore, e po ashtu edhe ndaj elitës së rangjeve të larta në Rusi.