E martë, 16 Qershor, 2026
Vendi

Kapet duke hedhur inerte tek koshat e mbetjeve urbane, gjobë 20.000 lekë nga policia

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Policia Bashkiake ka bërë me dije se ka gjobitur me 20.000 lekë të reja një qytetar që po hidhte mbetje interte në koshin e mbetjeve urbane.

Përmws njoftimit në faqen e saj, ajo bën me dije, se do të procedojë po njësoj me këdo që në mënyrë të atillë.

Njoftimi i plotë i Policisë Bashkiake:

🛑 KAPET NË FLAGRANCË – GJOBË 20.000 LEKË

Policia Bashkiake Tiranë ka kapur në flagrancë një shtetas duke hedhur mbetje inerte në kontejnerët e mbetjeve urbane.

📄 Masa administrative: 20.000 lekë (të reja).

❗ TË JETË E QARTË PËR TË GJITHË:
🚫 Kontejnerët e qytetit NUK janë për mbetje inerte.
🚫 Hedhja e tyre në rrugë, pranë kontejnerëve apo në hapësira publike është shkelje ligji.
♻️ Mbetjet inerte depozitohen vetëm në pikat e autorizuara.

⚖️ Shkel ligjin? Do të ndëshkohesh. Pa përjashtim.

👮‍♂️ Kontrollet vijojnë çdo ditë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top