Kreu i qeverisë ka deklaruar sot në një konferencë për mediat se ka depozituar padinë e tij ndaj Kuvendit të Shqipërisë për manipulim të procesit të shkarkimit të tij.
Sipas njoftimit bërë nga Bledar Dervishaj, përfaqësuesit të presidentit për punët ligjore, zyrtarët e Kuvendit të Shqipërisë kanë manipuluar datat për të mundësuar rrëzimin e kreut të shtetit.
Manipulimi është i dukshëm me sy të lirë, tha Dervishaj, data 6 ndryshon nga data 5, përmbajtja e urdhrit ndyshon nga ai që u publikua. Ajo që ishte e dukshme, qe që, qysh në hyrje të seancës gjyqësore, kur gjyqëtarja njoftoi palët, shiko kanë ardhur këto prova, pala tjetër Kuvendi, deklaroi se këto prova i kemi sjellë me qëllimin e rrëzimit të pretendimeve të Presidentit, gjë që do ta bënin përmes ndryshimit të datave, duke pretenduar se kishin respektuar 48 orëshin. Ky veprim përmban edhe element të karakterit penal, tha Dervishaj, se mund të jenë përfshirë një a dy zyrtarë të Kuvendit, edhe dy a tre politikanë, ndaj edhe kallëzimi shkon edhe në Prokurori, edhe në SPAK, që ta hetojnë ata. Kallzimi është për bërë për falsifikim dokumentash, por mund të ketë edhe akuza të tjera.
Ndërkaq Meta e cilësoi këtë falsifikim të Kuvendit si një grusht për të rrëzuar Presidentin e vendit: Kjo është një akuzë e rëndësishme, tha ai, sepse krimi i falsifikismit, shumë flagrant, ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces që ndodh përherë herë të parë në 30 vjet, kundër kreut të shtetit, Presidentit të Republikës, dhe ky krim tregon shumë qartë, jo vetëm se si ka funksionuar Kuvendi njëpartian deri para 25 prillit, por është një dramë edhe se si po funskionon ky Kuvend edhe me opozitë. Këtu kemi të bëjmë me themelet e Republikës, që janë tronditur rëndë. Nëse presidenti i atij vendi të nderuar të BE-së, doli me popullin vetëm për të kundërshtuar ligjin e konfliktit të interesave, që si ai ky kuvendi ynë ka proodhuar cdo seancë, dhe deklaroi që aty mund të qe nisja e një gruashti shteti, c’mund të themi ne për këtë fallsifikim, kur është e qartë që kjo përpjekje, kjo provë e re, që askush nuk e kërkon, që vjen pas 8 muajsh, kur procedura ka qenë e qartë, që ka qenë antikushtetuese, edhe nga kuvendi njëpartiak i shkarkuar më 25 prill, sepse vetëm 40 deputetë kanë votuar, nga 140, për shkarkimin e presidentit … që ka qenë një procedurë mafiaoze, nuk është tjetër vecse përpjekja për të finalizuar një grusht shteti kundër presidentit, tha Meta. Kur palët sillen normalisht, presidenti sillet si danez. Por kur kërcënohet rendi kushtetues në Republikën e Shqipërisë, kur nxitet artificialisht një konflikt në Republikën e Shqipërisë, sigurisht që presidenti do të jetë gjithnjë njësh me kushtetuten, interesin publik dhe qytetaret dhe ta harrojnë një herë e përgjithmonë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, se do të varrosin de fakto pluralizmin politik në Shqipëri. Do të dëshpërohen pa fund e do të marrin përgjigjen e meriutuar. Jam Ilir Meta o budallenj, u them, përfundoi Meta, duke bërë me dije se nuk do të ketë asnjë shkarkim të tijin e se do të takohet për gotën e fundit me gazetarët në presidencë, ditën kur i mbaron mandati, sipas Kushtetutës.