• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E premte, 4 Korrik, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Ilir Meta publikon letrën e parë nga  burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

    Ilir Meta publikon letrën e parë nga burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

    Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

    Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

    Luftë e fortë për Zegjinenë në Parlament/ Maldrida Bardho dorëhiqet: “Ia lë me kënaqësi vendin mikes sime, e meriton…”

    Luftë e fortë për Zegjinenë në Parlament/ Maldrida Bardho dorëhiqet: “Ia lë me kënaqësi vendin mikes sime, e meriton…”

    Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!

    Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!

    “Nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri”/ Rama emëron Ina Majkon zv/ministre të Shëndetësisë

    “Nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri”/ Rama emëron Ina Majkon zv/ministre të Shëndetësisë

    Samiti i NATO-s në Hagë, marrëveshja për 5% e PBB-së/  Çfarë thotë dokumenti i përbashkët

    Samiti i NATO-s në Hagë, marrëveshja për 5% e PBB-së/ Çfarë thotë dokumenti i përbashkët

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Politikë

Ilir Meta spiun i Sigurimit? Rama: “Besoj më tepër atë që thotë Gentiana Sula”

nga MetropolPost
30 Korrik, 2022
në Politikë, Vendi
1
SHPERNDARJE
22
SHIKIME

Në një status të gjatë publikuar në faqen e tij personale në fejsbuk, kreu i qeverisë Rama ka sqaruar për herë të parë qëndrimin e tij mbi çështjen e aq debatuar ditëve të fundit, se a ka qenë ish presidenti Meta bashkëpunëtor i Sigurimit famëkeq të shtetit, debat ky që shpërtheu në opinionin publik dy ditë pasi Meta u largua si president, ku sipas dokumenteve të publikuara prej Autoritetit të Informimit mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, personi me inicialet I.M rezultonte bashkëpunëtor i Sigurimit.

Në statusin e tij të gjatë Rama sqaron marrëdhënien me drejtuesen e Autoritetit të Informimit, Gentiana Sulën, në përpjekje për të qartësuar pozicionin e tij në këtë debat, duke shprehur mes të tjerave se në tërë këtë shamatë, ai zgjedh të besojë me tepër këtë të fundit.

Sa më poshtë, MetropolPost ju sjell shënimin e poshtë të Ramës.

SIGURIMI I SHTETIT, SHTETI DEMOKRATIK DHE SHTETASI ME INICIALET I.M

A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pikërisht ish-presidenti, ish-kryekuvendari, ish-kryeministri dhe ish-dhjetoristi i shfaqur mes studentëve, në takimin me Ramiz Alinë?

Kështu mendon siç duket Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në krye të të cilit qëndron sot e gjithë ditën zonja Genta Sula. Emrin e zonjës Sula e kam dëgjuar për herë të parë pikërisht nga ish-kryetari i ish-LSI. Si bashkëkryetar asokohe i koalicionit PS-LSI, ai më pyet një ditë: “E njeh këtë Genta Sulën?”. “Jo!”. “Aaa, duhet ta njohësh! Genta është grua e rrallë, me integritet, e mençur, e zonja shumë, ta çojmë zv.ministre atje tek Veliaj?”. “Patjetër!”. Dhe më vonë, kur duhej zgjedhur drejtuesi i Autoritetit të sapokrijuar të Dosjeve: “Ore ça opinioni ke krijuar për atë Genta Sulën?”. “Dëgjoj fjalë të mira, nuk e njoh nga afër!”. “Bëhen kto emërimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta çojmë Gentën atje se këta të përndjekurit e ke parasysh… Nuk mbushin mirë!”. “Dakord!”. “Le të merret Baba Taku me Gentën e me ato punë e ke parasysh?!..”. Kështu, me propozim të atij vetë dhe falë një CV-je realisht serioze, Genta Sula u bë kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës.

Gjatë gjithë viteve të saj në detyrë, e kam takuar vetëm në aktivitetet publike të Autoritetit, të cilat po, e vërtetë, kanë qenë absolutisht mbresëlënëse. Gjithashtu ka qenë shumë serioze dhe e vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, puna aspak e lehtë e Autoritetit me trashëgiminë dyfish të tmerrshme të dosjeve. E para, sepse e tmerrshme ishte praktika mizore e Sigurimit të Shtetit komunist dhe e dyta, sepse e tmerrshme ishte barbaria postkomuniste mbi dosjet, ku u futën egërsisht duart e mëkatarëve të kthyer në heronj të demokracisë.

Sa për dijeni, edhe pas kësaj historisë së shpifur të politikanit me iniciale I.M, as nuk jam takuar as nuk kam folur me zonjën Sula. Thjesht jam informuar nga shkresa zyrtare e Autoritetit mbi Ilir Metën apo Metajn. Kush më njeh dhe e di se si punoj, as që çuditet fare me sa po them. Kush s’më njeh apo më njeh krejt ndryshe, përmes miteve të rreme mediatike mbi regjimin dhe autokratin që kontrollon gjithçka, as që mund ta besojë sa thashë për marrëdhënien time me Autoritetin e Dosjeve dhe me kryetaren e tij. Po ka kohë që s’më intereson mbushjemendja e atyre që janë të udhëhequr nga ligësia e të verbuar nga urrejtja. Ky që thashë është thjesht fakt.

Sa për faktin që bashkëpunëtorin e Sigurimit me iniciale I.M, e lidh drejtëpërdrejtë me Ilir Metën apo Metajn, pikërisht një trupë e drejtuar nga zonja Genta Sula dhe e përbërë nga anëtarë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Sigurimin e Shtetit, madje disa vijnë deri edhe nga familje thellësisht të prekura nga persekutimi komunist, ky është një fakt që nuk flet aspak në favor të Ilir Metës apo Metajt. Nuk më duket se flet në favor të këtij të fundit edhe shpërthimi i tërbimit karakteristik, me piskama e lëvizje të pakontrolluara të krahëve – i ndodh në fakt sa herë ndjen shpinën t’i prekë lagështirën e një lloj muri që i prish gjumin dhe i merr peng imagjinatën. Po këto janë thjesht mendime të miat, ndërsa fakti është se Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, po sulmohet dhe shantazhohet egërsisht nga Ilir Meta apo Metaj, si edhe natyrisht nga i Pakalluri Non Grata e nga dumbabistët që i shkojnë pas si qorra në kërkim të belasë. (Ky tjetri, që njësoj si i pari, po bën si zakonisht hajdutin që bërtet me të madhe kapeni hajdutin, ka shumë gjasë që po bën një rrugë e dy punë, pra po fsheh edhe dorën, pasi mesa duket e ka hedhur edhe gurin e shejtanllëkut të tij në këtë vorbull, si njohës i kahershëm i të shkuarës së politikanit me iniciale I.M).

Unë nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e kam parë vetë dosjen! Po ama një gjë është shumë fare e sigurtë: Mes Autoritetit të Dosjeve nga njëra anë, i cili thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit pak ditë më pas dhe nga ana tjetër, Ilir Metës apo Metajt, i cili shan e bërtet që bëhet fjalë për një Ilir tjetër dhe se kjo është një poshtërsi e madhe patronazhistësh, padiskutim që unë i besoj trupës së drejtuar nga Genta Sula e vetë asaj. E cila s’ka asnjë lidhje tjetër me politikën, përveç faktit që e ka propozuar në atë detyrë personalisht Ilir Meta apo Metaj. Dhe me sa duket ka qëlluar si rrallëherë dhe ku, pikërisht në atë dreq vendi ku djalli fshihet pas inicialeve, që të dalë i hajrit për ligjin e për shtetin një person i propozuar nga ajo parti, e cila së fundmi ndërroi edhe emrin e vet, mu si dikur Ilir Metaj, kur u kthye në Ilir Meta!

Mirë të gjitha, po a nuk ju duket pak e çuditshme, që në vend se ta bëjë vetë hapjen dhe publikimin e dosjes, ku akuzohet se gjendet në rolin e spiunit të shokëve, Ilir Meta apo Metaj akuzon e shantazhon Autoritetin e Dosjeve, kryetaren e të cilit siç e thamë e ka zgjedhur vetë?! Mua shumë.

Po fakti që në vend se ta mbështesë kërkesën e Autoritetit, për të ndryshuar ligjin që pengon hapjen e dosjeve të politikanëve të cilët janë verifikuar partizançe nga komisioni Mezini a Bezhani, Ilir Meta apo Metaj i hakërrehet kryetares së Kuvendit, me gjuhën e trashur si nga një hall i papritur, a nuk ju bën përshtypje?! Mua po.

Mos flasim pastaj për qëndrimin e mediave, në këtë vend ku liria e informimit dhe e fjalës na qenkan vërtetë të penguara, por ama jo në favor të regjimit, i cili po përpiqet të njollosë një trim tribun të vegjëlisë, po për të fshehur pas perdes së censurës dhe tymit të llafeve rreth oxhaqeve mediatike, historinë e një spiuni me inicialet I.M! Mua s’më çudit hiçasfare kjo, po ju?!

Ajo shprehja popullore, “Bërtet hajduti kapeni hajdutin!”, mishëron krejt eksperiencën e psikologut popull me fajtorët që kthehen në fajësues. Me kriminelët që sillen si viktima. Me tradhëtarët që pozojnë si patriotë. Me mëkatarët që flasin si inkuizitorë. Me dhunuesit që ankohen si të dhunuar. Me kusarët që hiqen si të ndershëm. Me të përdalat që aktrojnë si virgjëresha. Me plehrat që bëjnë si lule mos më prek.

Por sigurisht, kjo historia e shpifur e njeriut me iniciale I.M, nuk mund të jetë dhe nuk do ta lejojmë të bëhet si bishti i skiles, ku ca thonë e lagu ca thonë s’e lagu e çudia tre ditë zgjat. Jo! Këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Politika thjesht duhet të vërë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vetë Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Dhe kjo duhet jo vetëm për këtë bashkëpunëtor, po edhe për të tjerë me iniciale të tjera, të cilët deri më sot e kanë fshehur identitetin e tyre, pas klauzolës së privilegjit që u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve ’90. Nga ana tjetër po, patjetër, Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit).

Historia e kësaj thele mbi bishtin e gjatë e të neveritshëm të Sigurimit të Shtetit është sa befasuese dhe e trishtë në shëmtinë e saj, aq edhe motivuese për një reagim konstruktiv ndaj të shkuarës, përmes institucioneve të shtetit demokratik.

Mbase pak e gjatë për ditë të shtune, po kaq deri në shtator për këtë temë.

Tags: Dosjet e sigurimitEdi RamaGentiana SulaIlir MetaSigurimi i shtetit
Shkrimi Paraardhës

Artan Lame bën deklaratën e çuditshme: “Shteti shqiptar ka 30 vjet që dhe shumicën e godinave të veta i ka pa leje”

Shkrimi Pasardhës

Meta nis ofensivën: “Partia e Punës e kishte Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve kushtuar Sigurimit”

Shkrime të Tjera

Ilir Meta publikon letrën e parë nga  burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”
Politikë

Ilir Meta publikon letrën e parë nga burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

3 Korrik, 2025
Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”
Lajme

Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

2 Korrik, 2025
Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!
Politikë

Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!

2 Korrik, 2025
Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”
Politikë

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”
Debati

Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”

23 Prill, 2025
Veliaj ushtron pushtetin e tij si kryebashkak nga burgu. Komentohet si luftë e heshtur ndaj Ramës
Politikë

Veliaj ushtron pushtetin e tij si kryebashkak nga burgu. Komentohet si luftë e heshtur ndaj Ramës

20 Mars, 2025
Parlamentaret  2025/ Emrat më me peshë në PS, pjesë e listës së hapur. Rrezikojnë të mbeten jashtë parlamentit
Politikë

Parlamentaret 2025/ Emrat më me peshë në PS, pjesë e listës së hapur. Rrezikojnë të mbeten jashtë parlamentit

12 Mars, 2025
Arrestimi i Veliajt/ Rama anulon gjithë takimet
Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Rama anulon gjithë takimet

10 Shkurt, 2025
Akuzat për të vëllanë, Rama i kthehet Bardhit: “Palodjalë që hedh në publik shpifje të shpifura. Im vëlla u përdor mish për top, për të më goditur mua”
Akuza

Akuzat për të vëllanë, Rama i kthehet Bardhit: “Palodjalë që hedh në publik shpifje të shpifura. Im vëlla u përdor mish për top, për të më goditur mua”

12 Janar, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Ilir Meta publikon letrën e parë nga  burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

    Ilir Meta publikon letrën e parë nga burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

    3 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • HOROSKOPI/ Korriku një muaj pushimesh të mbara? Ja ç’na thonë yjet sipas Meri Gjinit

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Luftë e fortë për Zegjinenë në Parlament/ Maldrida Bardho dorëhiqet: “Ia lë me kënaqësi vendin mikes sime, e meriton…”

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

Ilir Meta publikon letrën e parë nga  burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

Ilir Meta publikon letrën e parë nga burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

3 Korrik, 2025
Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

3 Korrik, 2025
HOROSKOPI/ Korriku një muaj pushimesh të mbara? Ja ç’na thonë yjet sipas Meri Gjinit

HOROSKOPI/ Korriku një muaj pushimesh të mbara? Ja ç’na thonë yjet sipas Meri Gjinit

2 Korrik, 2025
Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

2 Korrik, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In