E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

I kalon “Porsche” me shpejtësi përpara/ Ja çfarë e nxiti aksidentin e paprecedentë sot pranë “Tajvanit”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kanë dalë pamjet e para nga aksidenti i paprecedentë sot në qendër të Tiranës, ku 11 makina u përplasën prej autobusit urban, teksa ndodheshin në semafor.

Nga pamjet e dala siguruar prej News24, duket se pak caste përpara aksidentit, në udhëkryqin e Tajvanit ka kaluar me shpejtësi një makinë Porsche, veprim pas të cilit shoferi i autobusit është nisur duke marrë përpara tërë makinat që kishte përpara dhe anash.

Mbetet ende e paqartë se përse shoferi i autobuzit mund ta ketë bërë një veprim të tillë, teksa ndodhej ende në stacion dhe përpara kishte makina që prisnin në semafor për të kaluar.

Aksidenti i paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11 paradite, ku mes të tremburëve të shumtë, rreth 11 persona janë shtruar në spitalin e Traumës

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top