E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Gjermani/ Merz nuk ka shumicën e votave për t’u bërë kancelar

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Udhëheqësit konservator të Gjermanisë i kanë rënë papritur numrat e nevojshëm për të formuar një shumicë në parlament e për t’u bërë kancelar. Friedrich Merz-it i nevojiteshin 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310 të tilla, një goditje e rëndësishme  kjo për liderin kristiandemokrat, dy muaj e gjysmë pasi fitoi zgjedhjet federale të Gjermanisë.

Koalicioni i tij me qendrën e majtë ka mjaft vende në parlament, por duket se 18 deputetë që pritej ta mbështesnin, nuk kanë qenë dakord. Dështimi i Merzit në votimin e parë shihet si i paprecedentë në historinë moderne gjermane.

Tashmë Bundestagu do të ketë 14 ditë të tjera në dispozicion,  për të zgjedhur ose Merzin ose një kandidat tjetër si kancelar.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top