• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Opinion

E qortojnë në rrjet se kishte shkelur vijën e verdhë të policisë në vendngjarje, reagon Anila Hoxha: “Nëse nuk do kisha shkelur rregullat, nuk do t’ju kisha treguar shumë të vërteta ndër vite”

nga MetropolPost
7 Nëntor, 2021
në Opinion
E qortojnë në rrjet se kishte shkelur vijën e verdhë të policisë në  vendngjarje, reagon  Anila Hoxha: “Nëse nuk do kisha shkelur rregullat, nuk do t’ju kisha treguar shumë të vërteta ndër vite”
11
SHPERNDARJE
350
SHIKIME

Ka reaguar pas incidentit në Dajt me një efektiv të policisē, edhe gazetarja Anika Hoxha e cila në një status të stërgjatë të vetin, sqaron edhe ngjarjen.

“Mësojeni një polic se një gazetar një ditë do jetë aty për të treguar edhe historinë e tij!”, shkruan Hoxha në statusin e vet. “Më shumë se kushdo, telefonata e tim ati, njeriut që ka më shumë ndikim në jetën time, më shtyu të ulem të shkruaj këto rreshta. “Fale se ka qenë i lodhur” – më tha, dhe më pas më kritikoi ashpër për sjelljen.
Dhe u mundova të vesh këpucët e atij polici, të qëndroj me orë të zgjatura në mal e të kërkoj nën presionin se përse ngjarja nuk është zbardhur. Dhe megjithëse e kuptoj lodhjen e tij , kushtet e vështira në mal, prapë nuk e kuptoj armiqësinë ndaj një gazetari, që s’po bënte asgjë tjetër veç detyrës, dhe që ishte aty dhe për atë, mbasi do fliste për qytetin ku ai jeton e rrit fëmijët, sigurinë në shkolla, drogën, fenomenet e kriminalitetit dhe çdo problematikë tjetër. Ky gazetar, kushdoqoftë, shkruan për këtë polic kur nuk i paguajnë orët shtesë, kur e keqpërdorin, për mos ngritjen e tij në detyrë dhe çdo gjë tjetër që i transmetohet publikut, ashtu si abuzimin me çdo formë të pushtetit.
Këtu e 15 vjet më parë, nëse do kisha qëndruar në pritje të produktit të zyrave të shtypit dhe nëse nuk do kisha kapërcyer fshehtas muret e një ndërtese së bashku me operatorin Besfort Kryeziu, duke shkelur ligjin dhe duke “ dhunuar “ një institucion, publiku nuk do ta kishte marrë vesh kurrë të vërtetën e fëmijëve të Poliçanit. Askush nuk do ta kishte mësuar të vërtetën e torturës përmes urisë të dhjetra fëmijëve, që shteti deshi t’i shpëtojë nga gjakmarrja, e për këtë arsye ngriti një qendër, por që më pas njerëz të veshur me pushtet dhe natyrisht të korruptuar, zhvatën fonde e miliona lekë, dhe fëmijët përfunduan “të ngujuar “nga mosushqyerja. Kjo shkelje e rregullave solli nxjerrjen në dritë të vërtetës e natyrisht zbulimin e një prej aferave më të mëdha korruptive, me zyrtarë të lartë që përfunduan para drejtësisë. Po, unë Anila Hoxha, mund t’ju numëroj ndër vite dhjetra raste të shkeljes së rregullave, nxehjes së qeverive që janë e pastaj ikin, mbasi isha duke bërë detyrën time me vetëm një qëllim, tregimin e të vërtetës me saktësi dhe prova, zbulimin e saj, ekspozimin e saj para qytetarëve. Sepse kjo është detyra ime. Unë jam gazetare dhe një gazetar, siç pyet në formë retorike profesori Artan Fuga, nuk mund të bëjë “gazetari deklarative”, ku gazetari thjesht thjesht zgjat mikrofonin. Gazetari hulumton, kërkon, mbledh fakte, dyshon dhe ka mendje kritike, duke ju përmbajtur parimeve të vërtetësisë dhe paanshmërisë , për t’ju dhënë përgjigje sipas parimeve të profesionit, pyetjeve që në fund fare janë në shërbim të publikut dhe llogaridhënies. Detyra e një gazetari është të respektojë të vërtetën dhe ta mbrojë publikun, duke e informuar me të vërteta që nuk janë të ëmbla, por të hidhura.
Si unë, gjatë misionit, kanë vepruar gjatë karrierës së tyre e vazhdojnë t’i shërbejnë publikut duke hulumtuar me profesionalizëm shumë e shumë kolegë të tjerë, që shtyhen, bullizohen , dhunohen në mos fizikisht në forma nga më të ndryshmet, qoftë edhe sulme dixhitale, duke rënë pre e arrogancës së pushtetit. Në shumë raste, nëse nuk janë ndëshkuar ata, familja ka vuajtur largime nga puna apo derivate të saj. Nëse nuk do ju kisha rrëshqitur policëve të burgut, shumë e shumë vite më parë, atëherë kur fëmijët mbaheshin së bashku me të rriturit në të njëjtin ambjent pranë 313-s, nuk do ishte mësuar abuzimi i njërit prej tyre, që më pas solli reflektim urgjent të shtetit, që u finalizua me hapjen e institucionit të riedukimit për fëmijët në konflikt me ligjin (Kavajë). Nëse s’do kisha hyrë fshehtas përmes një autoambulance, teksa shpërthimet vijonin në Gërdec, ku përmes telefonit në transmetimin direkt me Sokol Ballën, orientova ekipet e evakuimit për banorë që kërkonin ndihmë, publiku nuk do ta kishte parë kurrë atë bllokun e shënimeve që gjeta aty, ku kishte emra fëmijësh që demontonin municione e ngjitur emrave të tyre dita e punës me mëditje. U hetova mbasi shkela sekretin hetimor, për dërgimin nën arrest shtëpiak por pa adresë, të turkut Abduselam Turgut, i kërkuar nga gjermanët për 600 kilogramë heroinë. Ai ishte arratisur duke përfituar nga një vendimarrje e dyshimtë, që u mbështet nga struktura policore që e dorëzuan trafikantin në një adresë pa adresë. Kam mëkatuar kur mërzita dhe nuk lashë rehat të festonte Krishtlindjet qeveria, kur fëmijët e Aishe Pojanës ishin braktisur maleve të Baldushkut, ndonëse një zinxhir institucionesh duhet të kujdeseshin për të miturit me nënën në burg dhe babain e vrarë. Nxeha Ministrinë e Brendshme dhe çdo qeveri më konsideron “të padëshiruar”, si atëherë kur kryeheshin takime sensibilizuese për Lazaratin për të asgjësuar drogën dhe zyrat e shtypit premtonin se ishin në rrugë të mbarë, por, ‘e teprova’ duke sjellë për herë të parë faktin se toka në atë fshat nuk mjaftonte më dhe ndaj ata kishin mbjellë cannabis edhe në fuçi të vendosura mbi çati. Dhe mund të vazhdoj me shembuj të pafundëm gjatë këtyre 23 vite karrierë mbi supe, të tilla si përpëlitja e Klodian Rashës në këmbët e një polici, për të cilin u tha se i riu e qëlloi, por në fakt kamerat tregonin përndjekjen e tij vetëm pse kishte shkelur orën policore. Ish drejtori i përgjithshëm i policisë disa herë Ard Veliu, e ka qetësuar mërinë e tij, mbasi shkruajta për keqpërdorimin e policisë, duke marrë hak tek familjarët e mi. Por siç thoshte Indro Montanelli, padroni i atij që zgjedh gazetarinë është lexuesi, ndaj edhe unë jam e qartë se i shërbej publikut dhe të vërtetës dhe se sa kohë nuk i shërbej cdo forme propagande, do kem përballë arrogancë njerëzish të veshur me pushtet dhe mospëlqimin e tyre. Derisa u vjen koha dhe ikin.
Më vijnë në mend dhjetra raste të kolegëve, të tilla si Julian Kasapi, i cili nëse nuk do ta kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin , për të përfunduar në Siri, autoritetet do zgjoheshin vonë dhe sytë e fëmijëve në hicin e atyre kampeve, sdo ti kishim parë. Kujtoj shkeljet që ka bërë Eldri Buli, një gazetar emblemë i cili me durim dhe profesionalizëm, nxori në dritë për publikun skandale të forta. Flamur Vezaj që shkeli pafund sekretet hetimore dhe ekspozoi një gjyqësor të kalbur, Dashamir Biçaku, Irena Shabani, Ardita Bala, Gerti Xhaja, Artan Hoxha, Klodiana Lala dhe Lindita Cela e shumë e shumë kolegë të tjerë që përditë raportojnë me këmbëngulje në misionin e tyre si watchdogë të demokracisë.

Momenti i shtyrjes së gazetares Anila Hoxha, prej efektivit të policisë, i cili, sipas deklaratës së Policisë së Shtetit, u pezullua nga detyra.

Për të ardhur tek e shtuna e incidentit, meqënëse gjendesha mbas Malit të Dajtit për të raportuar për një krim me shumë të pathëna. Zyrtarisht për këtë krim të rëndë nëse do i përmbahesha vetëm qëndrimit zyrtar, publiku do kishte vetëm një varg inicialesh dhe do ndihej sikur lexonte alfabetin. Dhe se kishte dëgjuar e parë asnjë nga detajet që kam transmetuar përgjatë këtyre ditëve në Top Channel, si zbulimi i një parcele me drogë teksa në male kërkohej trupi i viktimës, fakti që një i shumë kërkuar si trafikant u zbulua rastësisht mbasi u thirr për të dhënë deklaratë për zhdukjen, fakti që ndërkohë ai kishte vijuar aktivitetin e tij kriminal. Dhe gjendesha aty, në atë mal si cdo koleg tjetër, dhe ende nuk e kisha kaluar shiritin kur një agjent krimesh që nuk duhet të ishte pranë shiritit por 20 minuta larg tij në vendin e krimit , shtyu operatorin e A2 CNN Endrit Aga dhe për pasojë së bashku me të u rrëzova dhe unë. Vendngjarja ishte 20 minuta larg me këmbë, pra 20 minuta larg atij shiriti. Nuk kishte asnjë situatë , asnjë incident , ishte një sjellje tipike e një shtetasi me uniformë dhe me pushtet, që e besdiste prania e medias, puna e gazetarit. Ajo nuk ishte një sjellje polici, ai nuk ishte një polic. Ky person megjithë terrenin e vështirë dhe humnerën në krahun ku ne gjendeshim, pa teklif bëri atë që kishte orë që po e bënte, shtynte gazetarë e sillej keq me ta. Ky person dhe kolegët e tij, patën kohën në dispozicion aty në mal, që të kërkonte falje, sepse rrezikoi jetë njerëzish që sakaq nuk po bënin asgjë tjetër vec detyrës, por nuk e bëri. Dhe e gjitha kjo tregon një histori që përsëritet, tregon një mënyrë të vepruari e të përhershme të policisë ndaj gazetarëve që janë duke bërë detyrën. Vendgjarjet nuk i prish gazetari, që sipas kësaj mendësie hermetike nuk duhet t’i fusë hundët ku është shteti, por i prishin zyrtarët e policisë, që parakalojnë brenda shiritëve, që kamerat t’i filmojnë sikur veprojnë e marrin masa, që pijnë cigare dhe shkelin me këpucë vendngjarjen, ndonëse abetarja mbi një skenë krimi thotë “ajo ju përket vetëm kriminalistëve” .
Të shtunën policia tregoi edhe njëherë se lë për të dëshiruar në raportin e saj me median, me pubikun dhe qytetarin, siç ka vepruar edhe herë të tjera, duke nisur nga konferencat për shtyp, kur s’lejojnë të bësh pyetje, siç ndodhi në Elbasan. Dhe mua më shqetëson prej ditës së kaluar vetëm një pyetje, kur një polic flak një gazetar përpara kamerave, çfarë bën ky polic, si sillet ky polic kur shoqëron një qytetar, kur e hipën në makinë, kur i lidh prangat, kur e çon në ambjentet e izolimit???”

Tags: Anila HoxhaIncicidenti me PolicineReagimi
Shkrimi Paraardhës

Politika përtej propagandës, nga Artan Fuga

Shkrimi Pasardhës

“Koha e Berishës ka mbaruar!” Basha bën deklaratën e fortë

Shkrime të Tjera

Reagon BE: “Krijuar për të mashtruar Shtetet e Bashkuara? Ne ishim dhuratë nga perëndia për ta”
Bota

Reagon BE: “Krijuar për të mashtruar Shtetet e Bashkuara? Ne ishim dhuratë nga perëndia për ta”

27 Shkurt, 2025
Arrestimi, reagon Veliaj “Nuk kam lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren e sigluar edhe nga Altin Dumani. Më vjen keq për Ajolën…”
Lajme

Arrestimi, reagon Veliaj “Nuk kam lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren e sigluar edhe nga Altin Dumani. Më vjen keq për Ajolën…”

10 Shkurt, 2025
Dy fjalë për Xhulion dhe… për këdo që dyshon pse nuk arrestohen bosët, por vetëm kundravajtësit
Debati

Zbulimi i burimeve të gazetarëve, Anila Hoxha: “Nuk mund të hesht për Elton Qynon. Është sikur të kanë hapur zemrën për së gjalli”

19 Dhjetor, 2023
E paprecedentë/  Nuk shiti shtëpinë që të vazhdonin të bijat   shkollën në Tiranë, kryefamiljari përfundon në burg
Kronikë

E paprecedentë/ Nuk shiti shtëpinë që të vazhdonin të bijat shkollën në Tiranë, kryefamiljari përfundon në burg

24 Gusht, 2023
I paprekshmi/ Nga Anila Hoxha
Opinion

I paprekshmi/ Nga Anila Hoxha

8 Korrik, 2023
“Sherri për guroret”/ Gazetarja Anila Hoxha publikon pamjet e tmerrshme në afërsi të Thumanës (video)
Vendi

“Sherri për guroret”/ Gazetarja Anila Hoxha publikon pamjet e tmerrshme në afërsi të Thumanës (video)

7 Korrik, 2023
Dy fjalë për Xhulion dhe… për këdo që dyshon pse nuk arrestohen bosët, por vetëm kundravajtësit
Hetimi

“Vajzat e kazinove!”, nga Anila Hoxha

26 Shkurt, 2023
Shpronësimet/  Anila Hoxha publikon letrën e 77 vjeçarit: “Marr 170 mijë lekë sa për ilaçet. Ju lutem përshpejtoni gjykimin”
Denoncime

Shpronësimet/ Anila Hoxha publikon letrën e 77 vjeçarit: “Marr 170 mijë lekë sa për ilaçet. Ju lutem përshpejtoni gjykimin”

18 Tetor, 2022
Dy fjalë për Xhulion dhe… për këdo që dyshon pse nuk arrestohen bosët, por vetëm kundravajtësit
Opinion

“Eli, Elmia, Edlira dhe Adilja, por sot ishte dita për të vrarë Merushen…” Nga Anila Hoxha

13 Prill, 2022

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    53 shpërndarje
    Share 21 Tweet 13
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    33 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8

Lajmet e fundit

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In