Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në BBVIP ku një prej konkurenteve Erjola Doci, rrëfen mes lotëve sikletin që ajo po kalon. Teksa qan me dënesë, Erjola u bën me dje banorëve, se ka kohë që vuan nga një shqetësim, të cilin nuk e ka sqaruar dhe aq se përse bëhet fjalë.
“Nuk është se fiksohem”, dëgjohet Erjola t’i thotë Romeos që përpiqet ta qetësojë. “Ka vite ky muhabet edhe natën. Nejse se s’du ta them. Nuk fiksohem, se kam shku, jam pa në vend të mirë. Ka vujt unë me atë pjesë, cohesha me shenja në trup. Ma ka nxi jetën. Dhe natën. Shifja hije. Kush dreqin bën keq, ia nxiftë jetë Zoti. Nuk e di ti c’kam kaluar, se s’e kam kaluar me të tjerët. Gjithmonë, natën e parë të prajmit më shkepet veshje, natën e dytë ia bëra gjak dorën Vinit tu m’këndu sure, se desh u mbyta në mes të prajmit… tani bëhem krej miell, më ikën mendja”. Nuk dihet nëse Erjola e ka ndarë këtë problem me psikologët e spektaklit. Nëse po, do të ishte jo etike që ajo, me problemet që ka, të bëhet pjesë e program që shihet nga të gjitha moshat.