Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, u shpreh gjatë interpelancës me ministren e Financave Denaj, se Tatimet ishin angazhuar për krijimin e një procesi të automatizuar të ribursimit të saj.
Po punojmë për një proces të automatizuar për pjesën e rimbursimit, gjë që do ta pakësojë me 10 ditë këtë proces, u shpreh ajo. Gjatë 2021 do rishohim rregulloren dhe pjesën ligjore, për të arritur në atë pikë që folët edhe ju, për ribursimin automatik, për biznese që nuk kanë ‘njollë në biografi’. Brenda 2021-it synojmë ta bëjmë automatik procesin e rimbursimit të TVSH.