Gazment Bardhi ka publikuar pak çaste më parë një pjesë nga dosja e Belinda Ballukut në SPAK. “I tronditur”, shkruan ai në statusin e tij.
Statusi i Gazment Bardhit
I tronditur nga dosja penale e një Zëvendëskryeministri që e trajton shtetin si oborrin e shtëpisë. Opozita do të bëjë transparencë të plotë të aferës korruptive të Belinda Ballukut që tregon sesi funksionon shteti nën drejtimin e Edi Ramës.
Ndjehem krenar që aferat e kësaj Qeverie, grupi ynë parlamentar jo vetëm i denoncon publikisht, por edhe institucionalisht në SPAK. Procedimi penal nr. 181, viti 2024, që ka nisur mbi bazën e kallëzimit tonë, nuk do të jetë kurrë i plotë nëse paratë e korrupsionit nuk kthehen në Buxhetin e Shtetit.
P.s: E pandehura Belinda Balluku mendoj se duhet të udhëheq procesin e integrimit europian. Me atë rast, i tregon edhe BE sesi mund të bëjnë korrupsion dhe sesi mund ti ndajnë tenderat për qoka pushteti.
Pjesa nga dosja Ballukut, postuar nga Gazment Bardhi
“Në lidhje me këtë veprim të njësisë së prokurimit, nga akti i ekspertimit nr.195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasit Evis Berberi dhe Belinda Balluku, si më poshtë:
Në datën 26.01.2021, në orën 12:25, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shetasit Evis Berberi mesazhin: “Nje pyetje”. Në orën 12:25, Evis Berberi: “Po”. Në orën 12:26, Belinda Balluku: “Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperienecen e objekteve te ngjashme Nga 5 vite ne 3???”. Në orën 12:26, Evis Berberi: “Kerkoi Pellumbi te jete 3 nga 5 vitet e fundit. Në orën 12:27, Belinda Balluku: “Po cne? Kush e beri kerkesen e KPP?”. Në orën 12:27-12:31, Evis Berberi: “Ne kpp cfare kerkese eshte bere patem ne dt 31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kerkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e fundit Te takimi qe Sipas Vkm eksperienca duhet kerkuar tre vitet e fundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar perpara takimit me Pellumbin kete gje me ty”.”





























