• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E martë, 21 Prill, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Lindja e Mesme/ Irani njofton rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit. Trump: “Bllokada jonë vazhdon!”

    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: “Fluturimet në rrezik. Europa dhe gjashtë javë karburant! “

    Diaspora/ Ermelinda Meksi tregon historinë e të birit që donte të kontribuonte në vend pas sulmit kibernetik: “Tek AKSHI nuk i kthyen përgjigje fare vonë e kuptova pse”

    Nga aleat i Orbánit në rivalin e tij kryesor! Ja kush është Péter Magyar, kryeministri i ri i Hungarisë

    Hungaria: Si ka ndryshuar gjatë 16 viteve të Orbanit në pushtet?

    Victor Orban drejt fundit: pas 16 viteve në pushtet, populli i lodhur prej korrupsionit dhe lidhjeve të tij klienteliste

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Qeleshja e ish-kryebashkiakut dhe Nishanet e Shtetit”/ Nga Auron Tare

    “Trafiku, zhvillimi ekonomik dhe lista e këngëve që mbaj në makinë”, nga Irena Beqiraj

    Diaspora mes dukjes dhe angazhimit/ Nga Irena Beqiraj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Opinion Reportazh

Dita Botërore e Librit për Fëmijë/ Një rrugëtim me “Misteriozen” dhe “Si të bëhesh mbret”, në Qendrën e Librit për Fëmijë

nga MetropolPost
3 Prill, 2022
në Reportazh
Dita Botërore e Librit për Fëmijë/  Një rrugëtim me “Misteriozen” dhe “Si të bëhesh mbret”, në Qendrën e Librit për Fëmijë
16
SHPERNDARJE
544
SHIKIME
Lua Cat Litter Lua Cat Litter Lua Cat Litter

Është mjaft e lehtë ta thuash, e akoma më e lehtë ta bësh nëse ke vullnet e dëshirë, kur sheh fëmijët e parashkollorit (të shkollës “Ernest Koliqi” kësaj here) që i përqafojnë e i duan kaq shumë librat dhe vendet ku lexohet. Dhe kanë të drejtë në fakt, sepse sot festohet dita e librit të tyre, e librit për fëmijë, një fushë e kulturës shqiptare e cila ka ende shumë nevojë të promovohet e të mbështetet, për të mbërritur në nivelin e simotrave evropiane.

Dita e sotme nis herët në fakt, se emocioni e kënaqësia janë të pafundme, por po kaq herët ka nisur edhe përgatitja për këtë takim, i cili në kalendarin botëror të kulturës, shënon  prej thuajse rreth pesëdhjetë vjetësh, Ditës Botërore të Librit për Fëmijë. Mësuese Albina e ka shënuar këtë datë qysh në tetor të 2021-it në ditarin e saj, duke u kujdesur ndërkaq që në mes të marsit 2022, për detajet që do të shijonin të vegjlit gjatë këtij takimi, për pjesët që do të përzgjidheshin për t’u lexuar e po ashtu edhe diskutimet mbi to dhe librat.

Albana Nexhipi Lekaj, përveçse përkthyese e shumë librave për fëmijë, është edhe mami i Kristinës, një prej vogëlusheve ardhur në këtë ditë me shokët e klasës, për të lexuar pranë “Qendrës së Librit për Fëmijë”, një vendi i ngrohtë ky mu në zemër të Tiranës, kuruar me aq dashuri dhe përkujdesje nga Anisa Ymeri, një prej gazetareve më të njohura të kulturës në vend, e po ashtu, prej thuajse dy vitesh, edhe themeluese e drejtuese e kësaj qendre, e cila është kthyer ndërkaq në një prej vendeve më të frekuentuara në qytet, sa u takon leximeve të librave, aktiviteteve ditore për fëmijë e mësimeve jashtë shkolle. Është e pamundur të mos e shquash pasionin e Anisës në fakt, teksa e sheh që përpiqet ta bëjë sa më të këndshëm ambientin për lexuesit  vegjël, duke marrë stolat e ulëset prej sfungjeri, duke u kujdesur që ata të ulen, duke u ofruar librat për të lexuar, një kujdes që të lë pa fjalë, kur ndërgjegjësohesh për investimin shpirtëror bërë prej saj në këtë fushë.

Fëmijët ndërkaq janë entuziastë. Mosha e tyre 5-6 vjeçare, kureshtia dhe hareja me të cilën u qasen librave, ngjall shpresë, shpresë se një brez i mendjes po rritet.

Përkthyesja Albana Nexhipi Lekaj, ose mami i Kristinës siç e thërrasin fëmijët, ka zgjedhur për të vegjilit dy libra, botuar me një përkujdesje të pamatë nga shtëpia botuese “Dituria”, e cila, jo vetëm boton titujt më të mirë e bashkëkohorë të letërsisë evropiane e botërore për fëmijë, por në këtë ditë u kujdes të sillte pranë Qendrës për Fëmijë, edhe dy postera mes së cilëve edhe ai i projektit “Të ndryshëm por njësoj”, një projekt i ri ky i botimeve “Dituria”, që ka si synim kryesor “promovimin, nxitjen dhe mbështetjen e temës së diversitetit, përmes librit, te fëmijët dhe nxënësit e shkollave”.

I pari prej librave të përzgjedhur titullohet “Misteriozja”, shkruar nga shkrimtarja italiane me famë europiane Elisabetta Gnone (ardhur tashmë në shqip me dy seri, atë të  “Fairy Oak” dhe atë të “Aventurave të Olga Papelit) , kurse tjetri “Si të bëhesh mbret” i shkrimtarit holandez Jan Terlouw, një personalitet shumë dimensional ky në lëm të botimeve letrare në Hollandë, me një mesazh të fuqishëm për fëmjtë e të rinjtë, të cilat kanë ambicje të bëhen dikush në jetë. E ndërsa “Misteriozja” u mëson fëmijëve se si të përballen me vështirësitë teksa rritej e si t’i kapërcejnë ato, “Si të bëhesh mbret” u dëshmon vlerën që ka vullneti dhe maturia, në ecjen përpara në jetë.

E teksa Dita Botërore e Librit për Fëmijë është caktuar qysh më 1967-n, për nder të datës së lindjes së shkrimtarit Hans Kristian Andersen, njohur botërisht për përrallat e veta si “Rosaku i shëmtuar që u bë mjelmë”, “Princesha dhe Bizelja”, “Rrobat e Mbretit” e shumë e shumë të tjera, duke u festuar që prej këtij viti në mbarë botën përmes leximeve për të vegjlit e me të vegjlit, në këtë takim pranë Qendrës së Librit nuk munguan përpos leximeve, as informacioni mbi këtë autor kaq të dashur që na ka rritur me përrallat e tij magjike, as bashkëbisedimet mes fëmijëve dhe nxënësve, drejtuar me aq mençuri dhe dashuri nga mësueset Albina dhe Adriana, e po ashtu as librat dhuratë, që mami i Kristinës, përkthyesja Albana Nexhipi Lekaj, me mbështetjen edhe të botimeve “Dituria”, u dhuruan fëmijëve.

Në këtë ditë të bukur për fëmijët, e cila është mirë të kthehet në një festë kombëtare, duke u propaganduar dhe promovuar gjerësisht edhe nga Ministria e Kulturës, MetropolPost.al dëshiron të bashkëndajë dy urime, një për fëmijët dhe një për prindërit: të parët u bëfshin dhe mbetshin dashnorë të librit, për një të ardhme sa më të sigurt e më të shndritshme, kurse të dytët, paçin durimin dhe fuqinë, që në këtë periudhë kur rrojmë në rrjetën e teknologjisë, t’u ushqejnë bijëve dashurinë për librin, duke fituar kështu, të paktën me brezat që po rriten, betejën e ashpër me klikun e internetit.

©MetropolPost.al

.

Tags: Albana Nexhipi LekajAnisa YmeriDita Boterore e Librit per FemijeElisabetta GnoneJan TerlouwMetropolPost.alMisteriozjaQendra e Librit per Femijeshkolla "Ernest Koliqi"Shtepia botuese DituriaSi te behesh mbret?
Shkrimi Paraardhës

Alqi Bllako nuk është arratisur. Policia njofton se ku ndodhet

Shkrimi Pasardhës

Vonohen me 4 ditë pensionet në Fier/ Pensionistëve u thuhet “Nuk ka lekë”

Shkrime të Tjera

Hungaria: Si ka ndryshuar gjatë 16 viteve të Orbanit në pushtet?
Evropa

11 Prill, 2026
Jo vetëm Hormuzi: ja pikat e brishta të ekonomisë globale
Bota

Mbi librin “Njeriun që mbillte pemë”, nga Jeta Hamzallari
Libra

10 Prill, 2026
Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset
Horoskopi

7 Prill, 2026
Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin

18 Mars, 2026
EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj
Editorial

Shpulla nxënësve? Jo, më mirë kamera nëpër klasa, se sa një brez depresiv e të tredhur psikologjisht. Nga Albana Lekaj

27 Shkurt, 2026
Çështja Epstein/ Publikohet  lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

16 Shkurt, 2026
Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini
Horoskopi

Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini

6 Shkurt, 2026
“S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!
Politikë

22 Janar, 2026

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Yjet e gushtit,  nga astrologia Meri Gjini

    Yjet e gushtit, nga astrologia Meri Gjini

    6 shpërndarje
    Share 2 Tweet 2
  • Mbi librin “Njeriun që mbillte pemë”, nga Jeta Hamzallari

    3 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • “Ju njoh me Agron Canaj dhe familjen e tij”, nga Ervina Toptani

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Temperatura të larta, por të përballueshme/ Ja si do të jetë moti këtë javë

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    82 shpërndarje
    Share 33 Tweet 21

Lajmet e fundit

Lindja e Mesme/ Irani njofton rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit. Trump: “Bllokada jonë vazhdon!”

Lindja e Mesme/ Irani njofton rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit. Trump: “Bllokada jonë vazhdon!”

17 Prill, 2026
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: “Fluturimet në rrezik. Europa dhe gjashtë javë karburant! “

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: “Fluturimet në rrezik. Europa dhe gjashtë javë karburant! “

17 Prill, 2026
“Qeleshja e ish-kryebashkiakut dhe Nishanet e Shtetit”/ Nga Auron Tare

“Qeleshja e ish-kryebashkiakut dhe Nishanet e Shtetit”/ Nga Auron Tare

16 Prill, 2026
Diaspora/ Ermelinda Meksi tregon historinë e të birit që donte të kontribuonte në vend pas sulmit kibernetik: “Tek AKSHI nuk i kthyen përgjigje fare vonë e kuptova pse”

Diaspora/ Ermelinda Meksi tregon historinë e të birit që donte të kontribuonte në vend pas sulmit kibernetik: “Tek AKSHI nuk i kthyen përgjigje fare vonë e kuptova pse”

15 Prill, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In