E martë, 26 Maj, 2026
Vendi

Deklarata e paprecedentë e edukatores që i theu këmbën 3 vjeçares: “I rashë me vizore që të kishte mendjen”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka ngjallur reagime të forta rasti i 3 vjeçares së cilës pak ditë më parë i janë thyer këmbët në një prej kopshteve private të Tiranës, e konkretisht tek kopështi “Stinët”.

Edhe pse opinioni publik priste në fakt dënimin e edukatores Majlinda Dehima që shihet në video duke e qëlluar të miturën me vizore, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Majlinda Dehima, ka deklaruar në polici se ia ka vënë re këmbën e enjtur vajzës vetëm pas orës 15.00, moment në të cilin ka vendosur të njoftojë edhe drejtoreshën e kopështit.

Sipas Dehimës, “3-vjeçarja mund ta ketë dëmtuar këmbën tek krevati, pasi aty ka hapësira”.

Sa u takon goditjeve me vizore që shihet që i jep të miturës, Dehima është shprehur se “e godita që t’i tërhiqja vëmendjen se qante”, një deklaratë kjo që sërish duhej shoqëruar me penalizmin e edukatores Dehima, për hir të dhunës ushtruar ndaj të miturës.

Por, edukatorja Dehima thjesht ka dhënë dëshminë e saj, e nuk është proceduar ende për aktin e kryer.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top