E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Basha prezanton programin ekonomik: “Nuk janë premtime boshe si të Ramës, por angazhime që do bëhen realitet”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Partia Demokratike ka shpalosur sot platformën e vet ekonomike për mandatin e ardhshëm qeveritar, nëse vjen në krye të vendit.

Sipas kësaj platfome, gjatë mandatit të parë të qeverisë Basha, shqiptarët do të kenë:

  1. Dyfshim të të ardhurave për frymë
  2. Varfëria brenda mandatit të parë do ulet me 51 %
  3. Do hapim 110 mijë vende pune brenda mandatit të parë.
  4. Do rrisim pagën minimale në 36 mije lek të reja.
  5. Do ulet taksa në 9%, duke ruajtur fashën e atyre që i kanë pagat nën fashën 300 mijë të vjetra.
  6. Sigurimet shoqërore do të ulen në vlerën 18%
  7. Litri i karburantit do jetë 240 lekë të vjetra më pak se sot. Do eleminohet taksa Rama mbi karburantin.
  8. Do rrisim pensionet me dyfishin e normës së inflacionit, dhe në çdo rast, jo më pak se 5% në vit, me synimin që në fund të mandatit të parë, pensionet të kenë kaluar mesataren e pensioneve të rajonit.
  9. Do ulim çmimin e energjisë elektrike dhe të karburanteve.
  10. Do mbulojmë shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me më pak se 640 mijë lekë të vjetra të ardhura në muaj.
  11. Aktivitete pas shkollore për fëmijët dhe ushqim shtesë, për t’i mbajtur të angazhuar dhe larg rrugëve.
  12. Tekstet shkollore do jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar.
  13. Çdo familje do përfitojë një pagesë prej 3 mijë lekësh të reja, për çdo të sapolindur, për pesë vitet e para të jetës.
  14. 500 çifte do përfitojnë nga subvencionimi i plotë i kredive për strehim.
  15. Do japim financim rekord për fermerët. 100 milione euro mbështeje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për cdo kulturë të mbjellë.
Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top