E enjte, 18 Qershor, 2026
Politikë

Basha me të rinjtë e Përrenjasit: “Që kur nisi pandemia, i propozova qeverisë të mos linte familje pa një tablet a pa një kompjuter dhe pa siguruar paktetat e internetit”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në takimin ditën e sotme me të rinjtë e Përrenjasit, kreu i PD-së u shprehu atyre synimin që kishte Pd-ja për t’u ndenjur pranë familjeve shqiptare, e sidomos të rinjëve dhe nevojës së tyre për t’u arsimuar denjësisht.

Në fjalën e tij drejtuar atyre, ai tha kishte qenë i shqetësuar për të rinjtë qysh kur nisi pandemia, e se qysh në krye të herës i kishte propozuar qeverisë në pushtet, të mos i linte familjet pa tableta e kompjutera, e po ashtu as pa paketat e internetit, për ata që nuk e blinin dot.

Që kur nisi pandemia, tha Basha,  i propozova kësaj qeverie të mos linte asnjë familje pa një tablet e  pa një kopmpjutër dhe dhe të siguronte paktetat e internetit për familjet që nuk i blinin dot, se siç thoni edhe ju, sot 80 % e studentëve mësojnë përmes celularit e përmes laptopit.

Basha u shpjegoi ashtu të rinjëve edhe programin e PD-së për arsimin e veçantërisht për ndihmën që do t’u jepte të rinjve për t’u arsimuar.

Plani për të subvencionuar të rinjtë, është në planet tona, u shpreh Basha. Çdo i ri që vjen nga familje me 640 mijë lekë të vjetra, do subvencionohet nga shteti, nga taksat që paguajnë prindërit tuaj, që të mos paguajnë dy herë, një herë taksa e një herë për arsimin. Pse 640 mijë? Se kemi marrë minimumin jetik herë 2, duke llogaritur një familje me 4 veta.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top