E martë, 23 Qershor, 2026
Politikë

Apeli i GJKKO lë në burg kryebashkiakun Veliaj pas ankimimit. Gjyqtari Engert Pëllumbi plotësoi pritshmëritë e demokratëve

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Gjyqtari Engert Pëllumbi ka plotësuar ditën e sotme pritshmëritë e demokratëve sa i takonte vendimit për ta lënë në burg, apo të gjykohej në gjendje të lirë të Veliajt, pas ankimimit të rastit nga ana e këtij të fundit.

Sapo u mor vesh që Pëllumbi do të ishte gjyqtari i çështjes, kryesisht demokratët dhe mbështetësit e tyre, e paraqitën atë si heroin që do të shpinte të drejtën në vend, gjë që ndodhi sot.

Ditën e sotme, gjykatësi Engert Pëllumbi, ka marrë parasysh kërkesën e prokurorëve të posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani, që këmbëngulën në mbajtjen e Veliajt në qeli, pasi sipas tyre vë në rrezik procesin, duke pasur mundësi të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.

Sa më poshtë vendimi i plotë i GJKKO-së

Vendimi i Apelit të GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

  1. Miratimin e vendimit Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, të kësaj gjykate, me këtë ndryshim:
  2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e vendosur për personin në hetim E.A., me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij Kodi;
  3. Urdhërohet personi nën hetim E.A. që të mos largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në “***”, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton;
  4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.A. nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.
  5. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top